Raporti mujor

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – shkurt 2019

Situata sot
Në fund të muajit një djalë vdiq për shkak të një bombe që shpërtheu në dorë dhe ishte e fshehur në një paketë në kopshtin e tij. Frikësohet se vrasja mund të lidhet me një ngjarje tё ndodhur në mars të vitit 2016, kur vëllai i viktimës qëlloi dy kushërinj, duke plagosur një dhe duke vrarë një tjetër.
Në të njëjtat ditë ndhodhi një vrasje dhe një sulm. Një burrë u vra në makinë nga një fqinj, duket se një mosmarrëveshje ka ndodhur vetëm para njё lokali tё fshatit. Në makinë ishte edhe djali 10-vjeçar i viktimës, i cili mbeti i pandikuar. Në Korçë njerëz të panjohur qëlluan kundër makinës sё një njeriu, për fat të mirë pa shkaktuar viktima; biri beson se mund të jetë një hakmarrje si rezultat i një grabitjeje që ai kreu në 2008.
Në mes të muajit, një burrë përfitoi nga lirimi me kusht, pasi u ekstradua nga Italia në vitin 2014, ku u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykatësi deklaroi se masa alternative për burgim ishte dhënë për sjellje të mirë dhe për marrëdhëniet e ndërthura me familjen e viktimës. Është interesante të vërehet se, megjithëse nuk është përmendur në mënyrë eksplicite, në këtë rast është paraqitur një formë e drejtësisë restauruese. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Janar 2019

Situata sot
Me 17 janar, në Korçë (Shqipëri jugore), një burrë u vra pas një grindjeje pёr motive tё dobёta. Vrasësi, pas grindjes, shkoi në shtëpinë e tij, ku mori armë gjahu me të cilën ai qëlloi viktimën.
Më 24 janar, një tridhjetë e një vjeçar vrau dashnorin e motrës së tij. Gazetat raportojnë se vrasja është kryer me qëllim ruajtjen e nderit të familjes.
Ngjarja mё e rёndё e janarit ndodhi në fund të muajit në Tiranë, kur një burrë u vra për një gjakmarrje të mundshme. Ai ishte akuzuar për një vrasje disa vite më parë, por mё pas u lirua për mungesë provash. Në vitin 1997 dhe 2010, edhe dy prej tre vëllezërve të tij ishin vrarë dhe që nga ajo kohë ai jetonte i ngujuar dhe rrallë largohej nga shtëpia. Tё njëjtin qёndrim mban tani edhe vëllai i katërt, i vetmi, që mbetet gjallë. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Dhjetor 2018

Situata sot
Më 4 dhjetor një rast hakmarrjeje përfundoi me plagosjen e një personi. Viktima kishte marrë peng kushëririn i sulmuesit të tij një muaj më parë.
Në fund të muajit, një vajzë 17-vjeçare u vra në Tiranë dhe i dashuri i saj u plagos rëndë. Duket se motivet janë xhelozia e një pretenduesi tjetër të gruas së re, të cilin më përpara e kishte qëlluar me një shuplakë djali që pastaj ai ka plagosur.
Përveç kësaj, këtë muaj, një 39- vjeçar u vra në Topojan, në Dibër, nga ish-vjehrri i tij, me të cilin kishte qenë në konflikt që kur ishte lënë nga gruaja e tij. Pas një grindjeje, viktima plagosi një mik të ish-vjehrrit me një thikë dhe kërcënoi familjen e tij, i cili – sipas tij për vetëmbrojtje – e goditi atë në kokë me një dru, duke e vrarë atë.
Për të shmangur gjakmarrjen nga familja e viktimës, policia po ruan shtëpinë e vrasësit. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Nëntor 2018

Situata sot

Në fillim të muajit, në Kumanovë (Maqedoni), një përleshje midis anëtarëve të dy familjeve çoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Më 9 nëntor, kryebashkiaku i qytetit të vogël të Kotë, në Shqipërinë jugore, u vra pas një grindje me një militant nga partia e kundërt. Menjëherë pas diskutimit, vrasësi shkoi të merrte armën në makinë dhe më pas u kthye për të qëlluar viktimën.
Përveç kësaj, disa luftime u zhvilluan në pjesë të ndryshme të vendit, gjë që çoi në dëmtimin e disa shtetasve shqiptarë. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Tetor 2018

Situata sot

Fatkeqësisht, në muajin Tetor ka pasur shumë raste dhune që kanë çuar në plagosjen e disa njerëzve dhe, në disa raste, edhe në vdekjen e tyre. Një ish kryetar fshati nga zona e Burrelit u ka gjuajtur disa burrave pas një zënkë në klub, duke vrarë dy punëtorë të bashkisë  dhe një burrë tjetër. Familja e fajtorit deklaroj se ndjen shumë turp për këtë gjest dhe se janë larguar nga fshati për frikë të hakmarrjes.
Në fund të muajit, në periferi të Tiranës, një burrë është përpjekur të hakmarrë vrasjen e dy vëllezërve të tij, e cila ka ndodhur në vitin 2014. Sipas policisë, fajtori vrau vëllanë e vrasësit të vëllezërve të tij dhe tani është arratisur. Ky akt i drejtësisë private u krye kundrejtë një të pafajshmi pavarësisht se vrasësi eshtë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në vitin 2014.

Këtë muaj, është regjistruar një rast i ngjashëm me këtë të fundit, i cili përfundoi me arrestimin e të arratisurit. Sipas burimeve, në vitin 2014 i arratisuri ishte përpjekur të hakmerrte vdekjen e vëllait të tij, të vrarë në vitin 2011 në zonën malore të Dukagjinit. (më tepër…)