Dërgimi i tretë i pyetësorit: Operazione Colomba nuk heq dorë

Dërgimi i tretë i pyetësorit

Operazione Colomba ka rinisur përpjekjet e saj kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke dërguar përsëri, kryetarve të komunave të cilët nuk janë përgjigjur ende, pyetësorin mbi këtë fenomen. Kjo është paraqitja e tretë e pyetësorit, kujtesa e tretë si dhe dorëzimi i tretë i tij. Në fakt, pas tre muajsh nga fillimi i fushatës ”Një popull kundër gjakmarrjes”, është koha tani për të mbledhur të dhënat mbi pjesëmarrjen si dhe mbi përgjigjet e kandidatëve dhe kryetarëve të komunave. Përgjigjet që kanë arritur kanë qenë shumë të pakta: vetëm shtatë kandidatët janë përgjigjur pyetjeve tona, edhe më pak kanë qenë pëergjigjet e kryetarëve të komunave. Vetëm katër prej këtyre të fundit, në fakt, kanë dërguar përgjigjet.

Letra përcjellëse e dërgimit së tretë të pyetësorit

Operazione Colomba nuk dorëzohet. Tejkalimi i fenomenit të gjakmarrjes është tepër i çmuar për të lejuar që të na dekurajoj indiferenca e përgjithshme e klasës politike. Pra, ne do të vazhdojmë të nxisim dhe të këmbëngulim. Letra përcjellëse, këtë herë, specifikon se kjo është dërgesa e tretë e pyetësorit –  si dhe ajo e fundit! – Gjithashtu është vërejtur që afati maksimal për të derguar përgjigjet që do të përpunohen në statistikat tona, është brenda datës 30 shtator.

Në vijim teksti i letrës:

Shumë i/e nderuar Kryetar/e i/e Bashkisë,

Operazione Colomba, Korpusi Jo i Dhunshëm i Paqes së Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vepron në Shqipëri prej vitit 2010 për të dhënë ndihmesën e vet në tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”.

Çdo vit Operazione Colomba organizon fushata kombëtare sensibilizimi me qëllim bashkimin dhe kanalizimin e përpjekjeve nga ana e shoqërisë civile dhe e institucioneve kombëtare në luftën kundër fenomenit në fjalë. Këtë vit, me rastin e Zgjedhjeve Lokale, Operazione Colomba ka vendosur t’u drejtojë të gjithë kandidatëve disa pyetje në lidhje me fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes” në mënyrë që të nxisë një angazhim konkret për çrrënjosjen e kësaj praktike. Disa përgjigje kanë mberritur nga disa prej kandidatëve para datës 21 Qershor 2015, në dispozicion në blogun tonë : www.kundergjakmarrjes.org.

Tani rezultatet e Zgjedhjeve Lokale kanë dalë dhe Kryetarët të Bashkisë së Shqipërisë janë qenë të zgjedhur. Prandaj Operazione Colomba ka edhe më shumë nevojë për përgjigjet e Kryetarëve të Bashkisë së Shqipërisë për ta kundërshtuar këtë fenomen. Deri më sot, kanë mberritur përgjigjet nga disa kryebashkiakë të sapo zgjedhur.

Atëherë Operazione Colomba ju drejton përseri një pyetësor që ju ka dërguar me datën 9 Maj 2015 si dhe me datën 9 Korrik 2015. Nëpërmjet këtyre pyetjeve Ju do të keni mundësi t’i tregoni Shoqërisë Civile që ju përfaqësoni cilat hapa konkretë do të bëni për t’iu kundërvënë këtij fenomeni që, në disa zona të Shqipërisë, është motiv vdekjeje, dhimbjeje, dhune, frike dhe rreziku për qytetarët shqiptare.

Me anë të kësaj letre, ju kërkojmë t’i përgjigjeni pyetësorit të bashkëngjitur brenda datës 30 Shtator 2015. Pas kësaj date, ne do të publikojmë një raport mbi rezultatet e fushatës. Statistikat e prodhuara do të marrin parasysh përgjigjet e mbledhura si dhe mos-përgjigjet. Dokumenti do t’u dërgohet të gjithë autoriteteve kombëtare (Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrive, Parlamentit, Avokatit të Popullit) si dhe institucioneve kryesore ndërkombëtare (Bashkimit Evropian, OSBE-së në Shqipëri, Këshillit të OKB-së të Drejtave të Njeriut).

Jemi të bindur se edhe ju keni në zemër tejkalimin e këtij fenomeni. Duke Ju falenderuar për bashkëpunim, mbesim në pritje të përgjigjeve tuaja.

Faleminderit për vëmendjen.

Me respekt

Operazione Colomba

Fotot e dërgimi-t të tretë të pyetësorit

Fotot tregojnë vullnetarët e Operazione Colomba-s në veprim: me durim dhe këmbëngulje ata janë përgjegjës për dërgimin e tretë të pyetësorit.

Dërgimi i tretë i pyetësorit    Dërgimi i tretë i  pyetësorit