Dritan Prroj

përvjetorin e vdekjes së Dritan Prroj, Pastor i Kishës Ungjillore të Shkodrës i vrarë në 2010 për arsye të gjakmarrjes, Qyteti i Shkodrës kushtoi “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër për kontributë të çmuara, në fushën e edukimit shpirtërorë (Pastor në Kishën Ungjillore “Fjala e Krishtit”) dhe social, kurdoherë i gjendur pranë të varfërve dhe familjeve në nevojë; misionar i paqes dhe mirëkuptimit kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke u bërë shëmbulli i një trashëgimie të vyer frymëzimi në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes”.
Dritan Prroj u përfshi në një histori familjare të gjakmarrjes për shkak të një vrasje të kryer nga një i afërm. Si rezultat i kësaj, ai dhe familja e tij kanë jetuar të ngujuar për një kohë. Dritan u vra në qendër të Shkodrës me 8 tetor 2010. Kur u vra, ai ishte vetëm 27 vjeç dhe la gruan e tij, Elona, dhe dy fëmijë. Vdekja e tij çoi në lindjen e Shoqatës “Jo gjakmarrjes, Po Jetes” e cila merret me luftimin e fenomenit, me vëmendje të veçantë edukimin e të miturve dhe mbështetjen e grave.
Në ngjarjen përkujtimore të zhvilluar disa ditë më parë, Arqipeshkvi Massafra u shpreh duke u pohuar publikisht: “Askush nuk ka të drejtë të vrasë, jo vetëm të pafajshmit, por edhe fajtorët”. Të pranishëm gjithashtu në këtë eventi ishin Elona, gruaja e Dritanit, e cila vazhdon punën shpirtërore dhe shoqërore të burrit të saj, fëmijët të tyre dhe prindërit të Dritanit.
Ne dëshirojmë të kujtojmë atë me fjalët e tij: “Ajo çfarë kam mësuar është të fal pavarësisht pasojës dhe të dua armiqtë e mi përmes shkrimit të shënjtë”.

Fotografitë e artikullit i referohen një manifestimi i cili u mbajt në nëntor 2010 në Tiranë për të kujtuar Dritan Prrojn.