Hyrje e Fushatës 2015

Campagna 2015

Operazione Colomba vepron në Shqipëri prej vitit 2010 për të dhënë ndihmesën e vet në tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”. Për ta arritur këtë objektiv, vullnetarët e Operazione Colomba-s çojnë përpara shumë strategji jo të dhunshme, ndër të cilat:

  • Rrugëtime faljeje dhe pajtimi mes familjeve në konflikt.
  • Sensibilizime të shoqërisë civile nëpërmjet manifestimeve dhe ngjarjeve të ndryshme për të përhapur një kulturë të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.
  • Sensibilizimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare me qëllim që të marrin masa të efektshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.

Çdo vit Operazione Colomba organizon fushata kombëtare sensibilizimi me qëllim bashkimin dhe kanalizimin e përpjekjeve nga ana e shoqërisë civile dhe e institucioneve kombëtare në luftën kundër fenomenit në fjalë. Kujtohet p.sh. fushatën “5000 Firma për jetën” e vitit 2013 dhe marshimin për paqen “Një popull lëviz për paqen kundër gjakmarrjes” e vitit 2014. Në fushatën e parë, rreth 6.000 shtetasit shqiptarë kanë firmosur një peticion që e angazhon qytetarin të mos përdorë dhunë në rast konflikti, duke kërkuar mbështetjen të institucioneve në luftën për zhdukjen e këtij fenomeni. Në nismën e dyta, të paktën 10.000 persona kanë marrë vesh për fenomenin i hakmarrjes dhe gjakmarrjes, duke dëgjuar mesazhe mbi temën e paqes dhe respektimit e të drejtave të njeriut . Përveç kësaj, vetëm në dhjetë ditë rreth 2700 shtetasit shqiptarë kanë nënshkruar  një apel, duke kërkuar të institucioneve zbatimin i ligjit  nr. 9389 të vitit 2005 për krijimin dhe  funksionimin të Këshillit Koordinues në Luftën kundër Gjakmarrjes.

Pjesëmarrja e madhe e njerëzve dhe e përfaqësuesve të tyre në ngjarje të tilla (si p.sh. “5000 Firma për jetën” dhe marshimi për paqen “Një popull lëviz për paqen kundër gjakmarrjes”) kanë vënë në dukje dëshirën e një ndryshimi real ndaj kësaj praktike, që shkel të drejtat themelore të njeriut, e para mes të cilave është e Drejta për Jetë.

Këtë vit, me rastin e Zgjedhjeve Lokale, Operazione Colomba ka vendosur t’u drejtojë të gjithë kandidatëve të të gjitha partive në mbarë Shqipërinë disa pyetje në lidhje me fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes” në mënyrë që të nxisë te përfaqësuesit e ardhshëm të popullatës civile një angazhim konkret për çrrënjosjen e kësaj praktike, siç është shprehur prej pjesës më të madhe të popullit shqiptar në nismat e sipërpërmendura.

Nëpërmjet këtyre pyetjeve çdo kandidat/e do të ketë mundësi t’i tregojë Shoqërisë Civile interesin  e tij/e saj aktiv për t’iu kundërvënë këtij fenomeni që, në disa zona të Shqipërisë, është motiv vdekjeje, dhimbjeje, dhune, frike dhe rreziku për qytetarët për të cilët kandidon.

Për këtë, vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë organizuar fushatën e këtij viti duke i dërguar, me postë, të gjithë kandidatëve disa letra të Shoqatës sonë, që përmbajnë shpjegimin i nismës, pyetjet mbi këtë fenomenin e edhe dosjen e vitit 2015 e quajtur “Dokument përshkrimi mbi fenomenin e ‘hakmarrjes’ dhe të ‘gjakmarrjes’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare”, bazuar në analizën e të dhënave të mbledhura nga Operazione Colomba prej vitit 2010. Prandaj vullnetarët janë në pritje të përgjigjeve të kandidatëve me postë ose me mail.

Po ashtu, vullnetarët kanë organizuar mbledhjen e përgjigjeve nëpërmjet një interviste të regjistruar në disa zona ku fenomeni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes është më i shpërndarë (Shkodër, Tiranë, Tropojë).

Të gjitha përgjigjet, që pak nga pak vullnetarët do të marrin nga kandidatët, do të publikohen në këtë platformë on-line.

Shpresojmë se angazhimi i institucioneve në luftën kundër këtij fenomeni realizohet sa më shpejt dhe si përparësi!!!