Letër për Kryetarët e Bashkisë

Letër

Shumë i/e nderuar Kryetar/e i/e Bashkisë,

para së gjitha, Operazione Colomba dëshiron t’u përgëzojë për fitorjen tuaj në Zgjedhjet Lokale dhe dëshiron t’ju urojë gjithashtu punë të mbarë.

Operazione Colomba, Korpusi Jo i Dhunshëm i Paqes së Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vepron në Shqipëri prej vitit 2010 për të dhënë ndihmesën e vet në tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”. Për ta arritur këtë objektiv, vullnetarët e Operazione Colomba-s çojnë përpara shumë strategji jo të dhunshme, ndër të cilat: rrugëtime faljeje dhe pajtimi mes familjeve në konflikt; sensibilizime të shoqërisë civile nëpërmjet manifestimeve dhe ngjarjeve të ndryshme për të përhapur një kulturë të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut; sensibilizimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare me qëllim që të marrin masa të efektshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.

Çdo vit Operazione Colomba organizon fushata kombëtare sensibilizimi me qëllim bashkimin dhe kanalizimin e përpjekjeve nga ana e shoqërisë civile dhe e institucioneve kombëtare në luftën kundër fenomenit në fjalë. Pjesëmarrja e madhe e njerëzve dhe e përfaqësuesve të tyre në ngjarje të tilla si p.sh. “5000 Firma për jetën” e vitit 2013 dhe marshimi për paqen “Një popull lëviz për paqen kundër gjakmarrjes” e vitit 2014 kanë vënë në dukje dëshirën e një ndryshimi real ndaj kësaj praktike, që shkel të drejtat themelore të njeriut, e para mes të cilave është e drejta për jetë.

Këtë vit, me rastin e Zgjedhjeve Lokale, Operazione Colomba ka vendosur t’u drejtojë të gjithë kandidatëve të të gjitha partive në mbarë Shqipërinë disa pyetje në lidhje me fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes” në mënyrë që të nxisë te përfaqësuesit e ardhshëm të popullatës civile një angazhim konkret për çrrënjosjen e kësaj praktike, siç është shprehur prej pjesës më të madhe të popullit shqiptar në nismat e sipërpërmendura. Disa përgjigje kanë ardhur prej ca kandidatesh para datës 21 qërshor 2015. Tani rezultatet e Zgjedhjeve Lokale kanë dalë dhe Kryetarët të Bashkisë së Shqipërisë janë qenë të zgjedhur. Prandaj Operazione Colomba ka edhe më shumë nevojë për përgjigjet e Kryetarëve të Bashkisë së Shqipërisë për ta kundërshtuar këtë fenomen.

Atëherë me këtë letër Operazione Colomba ju drejton një pyetësor që ju ka dërguar edhe para datës 21 qershor 2015 për të kërkuar përgjigjet tuaja. Pyetësori është në lidhje me fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”, duke iu referuar në mënyrë të veçantë ndërhyrjes suaj në zonën ku jeni Kryetar/e i/e Bashkisë.

Nëpërmjet këtyre pyetjeve Ju do të keni mundësi t’i tregoni Shoqërisë Civile që ju përfaqësoni cilat hapa konkretë do të bëni për t’iu kundërvënë këtij fenomeni që, në disa zona të Shqipërisë, është motiv vdekjeje, dhimbjeje, dhune, frike dhe rreziku për qytetarët shqiptare.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të publikohen në sitin e Operazione Colomba-s, i cili mund të konsultohet prej të gjithë personave të interesuar.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe qëndrojmë të gatshëm për çdo sqarim.

Faleminderit për vëmendjen.