Manifestimi – 12 Korrik 2015 (Foto)

Manifestimi

Pikë nga pikë të mbushim një oqean të paqes

Si çdo muaj, më 12 korrik vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë përfshirë njerëzit e Shkodrës në demonstratë mujore e zakonshme kundër hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Nëpërmjet një fjale të urtë që thotë: “Ajo që bëjmë është vetëm një pikë në oqean, por nëse nuk do të ishte ajo pikë e oqeanit do t’i mungonte”, vullnetarët kanë shpërndarë një mesazh të paqes. Atëherë si çdo pikë mbush oqeanin, çdo kush prej nesh mund të jetë një pikë e paqes që mbush Shqipërinë me pajtim.

Banorët i Shkodrës kanë qenë e përfshirë në manifestimin përmes një gjesti simbolik të paqes. Tek pedonalja e Shkodrës, në fakt, vullnetarët kanë kërkuar kalimtarëve të mbushin me ujë një gotë në të cilën ishte shkruar “pajtimi”. Mandej çdo pjesëmarrës ka hedhur gotën në një bidon transparent. Vullnetarët kishin vënë bidonin mbi një afishe që përmban një hartë gjeografike të shkallëzuar të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, çdo kalimtar ka pasur mundësi të tregojë angazhimin e tij për të arritur pajtimin kombëtar. Në fakt, aq më i madh ishte numri i gotave uji të hedhura në bidonin, aq më i lartë ishte edhe niveli i pajtimit të dëshiruar në Shqipëri. Kështu niveli i pajtimit në Shqipëri ishte përfaqësuar fizikisht nga niveli i ujit i cili rritej pak e nga pak. Aktiviteti ishte veçanërisht e pjesëmarrjes në mënyrë që bidoni ka qenë i mbushur pothuajse deri në buzë. Nisma ishte e suksesshme falë shpërndarjes së 400 fletushkave e edhe falë pjesëmarrjes e vullnetarëve të shumtë e Operazione Colomba-s.

Pikë nga pikë të mbushim një oqean të paqes

Picture 5 of 10