Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Manifestime > Mbani mendimet tuaja pozitive, sepse mendimet e tua bëhen fjalë – Manifestimi Shtator
Mbani mendimet tuaja pozitive, sepse mendimet e tua bëhen fjalë – Manifestimi Shtator
Si çdo muaj, më 12 shtator, u zhvillua në pedonalen e Shkodrës manifestimi kundër fenmenit te gjakmarrjes. Gjesti simbolik i propozuar nga vullnetarët e Operazione Colomba-s u frymëzuar nga Mantra e Gandit që mëson për të ruajtur mendimet pozitive, sepse, në një rreth virtuoz me mendimeve pozitive, krijohen edhe veprime pozitive.
Mbani mendimet tuaja pozitive
Vullnetarët bën thirrje njerëzve për të zgjedhur një nga mendimet negative të shkruar ne një karton dhe ta hidhni atë, duke çliruar me poshtë mendimin pozitiv.
Për ata që morën pjesë në gjestin simbolik, vullnetarët kanë dhuruar një pergamenë që përmban mantren e Gandit:
“Mbani mendimet tuaja pozitive, sepse mendimet e tua bëhen fjalë.
Mbani fjalët tuaja pozitive, sepse fjalët e tua bëhen sjellja juaj.
Mbani sjelljet tuaja pozitive sepse sjelljet e tua bëhen zakonet e tua.
Mbani shprehitë tuaja pozitive, sepse shprehitë tuaja bëhen vlerat tuaja.
Mbani vlerat tuaja pozitive, sepse vlerat e tua bëhen fati yt”
Gjatë manifestimit janë shpërndarë rreth 400 fletushka. Morën pjesë në gjestin simbolik afërsisht 115 persone.si çdo muaj disa pjesëmarrës e grupit rinor kanë kontribuar në mënyrë aktive për suksesin e manifestimit .