Nje ditë më shumë për të falur dhe të kërkuar falje! – Shkurt 2016

Si çdo datë 12 të çdo muaji, edhe në shkurt jemi në pedonalen e Shkodrës për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Jemi atje edhe të manifestojmë nevojën që të arrijmë së bashku Pajtimin Kombëtar.

Shkurti është muaji i dashurisë. Por këtë vit ka edhe një ditë më shumë. Një ditë që të shfrytëzohen për të bërë një vepër të mirë: si ta zësh kohën e një dite më shumë? Si të sigurohesh që mund të lësh shenjë në zemrën e dikujt? Ne kemi një ide:

Një ditë më shumë për të falur dhe për të kërkuar falje!

Eja në tryezën tonë të zgjedhësh një ditë në kalendar gjatë të cilit të bësh një vepër të mirë. Lër një sugjerim në faqen e ditës 29 shkurt dhe merr në këmbim suvenirin tonë të dashurisë. Mbajeni atë, në mënyrë që ai të mund t’ju kujtojë se çdo ditë është një ditë e mirë për të falur dhe për t’u afruar edhe njëherë me dikënd. Bëni që harmonia të zëvendësojë urrejtjen dhe pakënaqësinë me nje shok të vjetër, një të afërm, një fqinj apo një të njohur.

Më 12 shkurt 2016, ju presim në orën 17.00 përballë Hotel Colosseo për një gjest simbolik mbi paqen!

Sepse paqja fillon edhe nga ju!