N/S OPERAZIONE COLOMBA KËRKON MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË GJAKMARRJES

Njoftim për shtyp – Operazione Colomba, Korpusi i Jodhunës dhe Paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vjen në dijeni nga shtypi kombëtare shqipëtar dhe ndërkombetare për vrasjen e Mario Majollarit, 28¬vjeçari shqipëtar i vrarë më datën 10 prill 2018 në Tiranë, për të hakmarr vrasjen e Ilir Gjuzit, vrasje e kryer nga babai i Mario Majollarit në vitin 2000. Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit, është shpallur në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit.

Në vitin 2014, gjatë arrestimit të babait të arratisur, Mario Majollari kishte ikur në Suedi për të kërkuar azil, sepse kishte frikë se mos e vrisnin për gjakmarrje; por azili ju refuzua. Nga arsyet e mohimit, shtypi suedeze thotë se vendimi i Gjykatës u bazua mbi informacionet e përcjella nga Shqipëria, duke bërë që trupat gjyqësor të arrinin në përfundimin se, pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojte për konfliktet e gjakmarrjes.

Operazione Colomba shprehet e shqetësuar për mungesën e mbrotjes për personat dhe familjet që janë në hakmarrje dhe gjakmarrje, si shkruan edhe në raportin e saj të publikuar në muajin Mars, shpreson që institucionet kombëtare të ndërgjegjësohen dhe të angazhohen për të eliminuar këtë fenomen dhe për të mbrojtur viktimat e tij.