Çfarë është Operazione Colomba?

Operazione Colomba
Operazione Colomba është korpusi i paqes së Shoqatës “Komuniteti Papa Xhovani XXIII“. Operazione Colomba u krijua brenda konfliktit jugosllav në vitin 1992 dhe nga ky vit operon në zona me konflikte të armatosura ose shoqërore të mprehta.

Ndërhyrja jo e dhunshme e Operazione Colomba-s mbështetet në tre shtylla themelore:
Jo Dhunë si mënyrë e kryesor të veprimit “Një forcë aktive dhe krijuese që realizohet në aksione nderhyrjeje jo te dhunshme, shoqërimin pa arme, ndërmjetësimin, monitorimin dhe denoncimin e shkeljes së të drejtave të njeriut, mbrojtjen për personat që rrezikojnë jetën, pajtimin, animacion…”
Përjetimi në mënyrë të drejpërdrejtë i rrezikut, dhimbjes dhe veshtirësive që jetojnë viktimat e konflikteve gjatë luftës.
Qëndrimi i njëjtë dhe paanshmëria nga secila palë vuajnë nga pasojat e luftës dhe padrejtësitë e konfliktit.
Nga viti 1992 deri sot, mbi 1000 persona kanë marrë pjesë në projektin i Operazione Colomba-s duke përkrahur praninë së Shoqatës në zona të konfliktit të ndryshme. Nga krijimi i saj Operazione Colomba ka operuar në: Kroaci, Bosnja dhe Hercegovina, Sierra Leone, Kosova, Maqedoni, Timori Lindor, Chiapas/Meksikë, Çeçenia/Rusi, Republika Demokratike e Kongos, Gaza, Darfur, Uganda i Veriut, Gjeorgji, Greqia dhe Castel Volturno (Itali). Operazione Colomba aktualisht është e pranishme në Shqipëri, Kolumbi, Liban/Siri dhe Palestinë/Izrael.