Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri

albania report aprileSituata sot

Fatkeqësisht muaji Prill filloj me një vrasje që ndodhi në periferi të Shkodrës, për një sherr për arsye të dobëta midis dy shokëve në një bar. Nga mesi i muajit një djalë 28-vjeçar u vra në qëndër të Tiranës, në mes të ditës, për t’u hakmarrë për një vrasje të kryer nga babai i tij në vitin 2000. Ky rast ka tronditur shumë opinionin publik shqiptar. Operazione Colomba mendon se ky rast është shumë i rëndë, sepse viktima ka kërkuar azil politik në Suedi në vitin 2014, por i është mohuar për shkak se Shteti Shqiptar ka deklaruar se është në gjendje të mbrojë personat në rrezik vdekje për arsye që lidhen me gjakmarrjen. Prandaj, vullnetarët kanë lëshuar një Njoftim për Shtyp duke u bërë thirrje Institucioneve për një mbrojtjen efektive të viktimave të këtij fenomeni. Në fund të muajit, gjatë një grabitje, dy djem kanë vrarë një burrë dhe plagosur rëndë gruan e tij. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se, nëse nuk do të ketë drejtësi shtetërore, do të praktikojnë vetëgjyqësin. Për shkak të këtyre deklaratave, familja e njërit prej fajtorëve ka thënë se është mbyllur dhe e ngujuar në shtëpi nga frika e hakmarrjes.

Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët

Këtë vit vullnetarët i kanë kaluar Pashkët në Tropojë, për të festuar së bashku me familjet e prekura nga dhimbja këtë festë kaq të rëndësishme për ato. Vizitat kanë qënë të mbushura me ndjenja të thella dhe, në një rast të veçantë, ndërhyrja e Operazione Colomba-s ka rezultuar shumë e rëndësishme. Kjo familje ndjen se nuk ka marrë drejtësi për vrasjen e të afërmit të tyre, për shkak se i pandehuri ka shlyer vetëm dy vjet burg dhe tani është kthyer për të jetuar në shtëpinë e tij; siç ndodh shpesh në rastet e gjakmarrjes, bëhet fjalë për një fqinj, kështu që familja e viktimës është e detyruar ta shohë atë çdo ditë, në një situat që përkeqëson dhimbjen dhe zemërimin. Vullnetarët ndihmojnë këtë familje nëpërmjet ndërtimit të një procesi ndërmjetësimi midis palëve dhe nëpërmjet këshillave ligjore të dhëna nga avokati me të cilin ata bashkëpunojnë. Gjatë muajit Prill janë shoqëruar tre familje për të bërë vizita të afërmve në burg, dhe me një nga këto, në kthim, është folur thellësisht për gjakmarrje. Vullnetarët kanë dëgjuar me vëmendje fjalët e kësaj nëne, ende të shkatërruar nga pikëllimi për vrasjen e vajzës së saj, dhe e cila nuk gjen paqe nga mungesa e drejtësisë, për shkak se për këtë vrasje nuk është arrestuar askush. Vullnetarët janë përpjekur për t’i sjellë fjalë ngushëlluese, duke theksuar se, nëse do të marrin gjakun, rrethi i urrejtjes dhe dhunës do të vazhdojë pa fund. Veç kësaj, kanë përsëritur angazhimin për t’u konsultuar me institucionet kryesore, në mënyrë që rasti të trajtohet dhe të zgjidhet.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë

Me ardhjen e pranverës, u realizua një demonstratë kundër gjakmarrjes në Shkodër. Kalimtarëve j’u kërkua të bënin një gjest simbolik: të hiqnin nga afisha një fjalë negative si urrejtja dhe gjakmarrja, për të zbuluar fjalë pozitive si paqja dhe falja. Pas eliminimit të të gjitha kutizave, u shfaq fjala “Pajtimi”. Gjatë iniciativës, janë shpërndarë rreth 300 fletëpalosje. Falënderojmë të gjithë vullnetarët që morën pjesë, duke lejuar realizimin e veprimtaris. Së fundi, muaji Prill i ka gjetur vullnetarëve të përfshirë në shpërndarjen e raportit trevjeçar mbi fenomenin e gjakmarrjes institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, të shoqëruar nga një letër në të cilën kërkohet bashkëpunimi për hartimin e një strategjie për të zhdukur këtë fenomen.