Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Dhjetor 2018

Situata sot
Më 4 dhjetor një rast hakmarrjeje përfundoi me plagosjen e një personi. Viktima kishte marrë peng kushëririn i sulmuesit të tij një muaj më parë.
Në fund të muajit, një vajzë 17-vjeçare u vra në Tiranë dhe i dashuri i saj u plagos rëndë. Duket se motivet janë xhelozia e një pretenduesi tjetër të gruas së re, të cilin më përpara e kishte qëlluar me një shuplakë djali që pastaj ai ka plagosur.
Përveç kësaj, këtë muaj, një 39- vjeçar u vra në Topojan, në Dibër, nga ish-vjehrri i tij, me të cilin kishte qenë në konflikt që kur ishte lënë nga gruaja e tij. Pas një grindjeje, viktima plagosi një mik të ish-vjehrrit me një thikë dhe kërcënoi familjen e tij, i cili – sipas tij për vetëmbrojtje – e goditi atë në kokë me një dru, duke e vrarë atë.
Për të shmangur gjakmarrjen nga familja e viktimës, policia po ruan shtëpinë e vrasësit.

Aktivitetet
Më 6 dhjetor në Shqipëri festohet Shën Kolli, një ditë shumë e ndjerë nga familjet me të cilat punojmë, të cilat me këtë rast na kanë ftuar një ditë më përpara për darkë.
Më 10 dhjetor, 70-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, kemi nisur në Shkodër Fushatën kombëtare “Kundër Gjakmarrjes”, me qëllim sensibilizimin e popullatës shqiptare mbi fenomenin dhe për të siguruar që çdo qytetar të marrë një qëndrim të qartë dhe aktiv, duke u deklaruar haptazi kundër gjakmarrjes. Për këtë rast, më shumë se dy mijë stickers, me logon e fushatës, u shpërndanë dhe 13 baner, me mesazhe të paqes, të faljes dhe të pajtimit, u vendosën përgjatë rrugëve kryesore të qytetit. Në fund, në mbrëmje, në qendrën rinore “Arka” u zhvillua një tjetër veprimtari: një video mbi fushatat e sensibilizimit të ndërmarra gjatë viteve të fundit nga Operazione Colomba për të luftuar këtë fenomen; një lexim teatral mbi kushtet e jetesës së atyre që janë ngujuar në shtëpinë e tyre për shkak të frikës së gjakmarrjes, si edhe një koncert me muzikë live me këngëtaren shqiptare Jozefina Simoni.
Gjatë muajit dhjetor vazhduan vizitat në familje në gjak dhe shoqërimet në burg për t’u mundësuar grave dhe fëmijëve të vizitonin bashkëshortët dhe baballarët e tyre. Një vëmendje të madhe kërkoi rasti i Alfredit, i cili në fillim të dhjetorit u riatdhesua në Shqipëri me gjithë familjen e tij, pasi shteti gjerman refuzoi kërkesën e tij për mbrojtje ndërkombëtare. Kemi frikë se ky kthim mund të krijojë tension të madh, pasi familja e tij është kthyer të jetojë në vendin e origjinës, në të njëjtin fshat ku jeton edhe familja kundërshtare.
Në fund të muajit kemi shkuar për t’u bërë urimet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri familjeve që njohim në rajonin verior të Tropojës. Në veçanti, njërës prej tyre, e cila pasi ka vuajtur një zi të dhunshme familjare duhet të vendosë ta marrë apo jo gjakun, i kemi çuar fjalë paqeje dhe ngushëllimi, duke shpresuar që të mos gjakmerren.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Shumë frytdhënëse ishte tryeza e rrumbullakët, mbajtur më 12 dhjetor, në të cilën morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve administrative dhe fetare vendore, si edhe përfaqësues të disa shoqatave shqiptare. Qëllimi i takimit ishte gjetja e një strategjie të përbashkët për të zbatuar një proces që nxit tejkalimin e fenomenit të gjakmarrjes. Dëshirojmë të falënderojmë ambasadorin italian Z. Alberto Cutillo për mesazhin që na ka dërguar me këtë rast, në të cilën ai shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë.
Po ashtu, edhe këtë muaj kemi vazhduar bashkëpunimin tonë me GUS, Gruppo Umana Solidarietà, përmes pjesëmarrjes sonë aktive në takimet e tyre periodike për të luftuar përdorimin e dhunës dhe radikalizimin, ku marrin pjesë edhe shoqata të tjera dhe institucione vendore.

This blog is written in the framework of the project “Alternative dispute resolution and legal aid to solve blood feuds” as part of the sub granting scheme of the project The Civic Engagement for a Functional Judiciary System and Access to Justice in Albania, funded by the European Union and implemented by Save the Children and the Centre of Integrated Legal Services and Practices.