Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – gusht 2019

Situata sot
Shqipëria po vazhdon të përballë një situatë të paqëndrueshmërisë politike. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme të partive dhe përfaqësimit të ulët të zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilat vetëm rreth 20% e popullsisë shkuan në votime, kryetarët e bashkive e rinj të zgjedhur përballojnë vështirësi të ndryshme. Sidomos në komunat si Shkodër, ku përfaqësuesit të zgjedhur i përkasin një partie të ndryshme se kryetarët e bashkive në largim, procesi i marrjes në dorëzim po pëson ngadalësime dhe pengesa.
Këtë muaj një plagë dhe dy vrasje kanë tronditur opinionin publik. Në Vlorë, 3 anëtarë të një familje janë plagosur me armë zjarri nga një burrë dhe djali i tij për shkak të një mosmarrëveshje për arsye banale. Në Fier, një djalë 23-vjeçar nga Tropoja, është goditur me thikë dhe vrarë nga dy bashkëmoshatarët për arsye të parëndësishme. Në qendër të Rreshenit, një burrë 48 vjeç është ekzekutuar para fëmijëve të tij. Arsyet e krimit mbeten akoma për tu sqaruar, por për momentin në hetimet e policisë vijojnë dy pista: gjakmarrja, meqë familja e viktimës është e përfshirë në një gjakmarrja të gjatë; ose një sulm i llojit mafioz të shkaktuar nga trafiku i drogës në të cilin ishte përfshirë burri dhe për të cilin ai sapo kishte vuajtur një dënim prej rreth një viti.

Aktivitetet
Në gusht, ardhja e Fabrizio-s, ish-koordinatori i projektit, dhe më vonë i Giulies, koordinatore aktual e aktiviteteve, pasuroi grupin e vullnetarëve, duke lejuar vizita në të gjitha familjet në gjakmarrje të njohur dhe të ndihmuar nga Operazione Colomba nga hapja e pranisë së saj në vend. Ishin vizitat e monitorimit dhe përshëndetjes në të cilat kanë ndodhur disa momente prekëse. Shumë familje kanë kujtuar momentin kur vullnetarët hynë për herë të parë në shtëpinë e tyre. Në atë kohë gjendje ishte vërtet e nderë dhe e vështirë, por vullnetarët gjithmonë kanë qenë afër tyre si viktima të kësaj plagë shoqërore. “Ju keni mbërritur kur sapo kisha humbur vajzën time për shkak të gjakmarrjes: sa herë keni qenë pranë meje në momentet më të errëta”, këto janë fjalët e falënderimeve nga Monika. Vizituam edhe një zonjë të përfshirë në një grindje brenda familjes dhe dëgjuam fjalimin e mëposhtëm: “ju keni ardhur në shtëpinë time në momentin kur më duhej më shumë. Edhe natën nuk flija për të gjitha mendimet dhe mërzia e shkaktuara nga problemi i hakmarrjes. Unë u luta dhe i besova: Zoti më përgjigj duke ju dërguar, përmes fjalëve tuaja, ju gjithmonë keni ushqyer shpirtin tim, duke më përkrahur dhe duke më dhënë shpresë”.
Kemi edhe realizuar disa vizita për të mbështetur ata që kanë humbur një të dashur për shkak të fenomenit dhe po bëjnë çmos brenda familjes së tyre për të shmangur gjakmarrjen. Në veçanti, fjalët tona i kanë sjellë ngushëllim familjes së Gjergji, i cili, kohët e fundit, humbi një vëlla për shkak të një vrasje të kryer për arsye të dobëta. Vizitat tona i lejojnë atij, nga njëra anë, të pushojë nga konteksti rrethues në të cilin presioni social është negativ dhe, nga ana tjetër, të kultivojë vullnetin për të ndërtuar një të ardhme paqësore. Për më tepër, kemi shkuar për të vizituar Mirelën, një zonjë që vuajti shumë në jetën e saj, kryesisht për shkak të vrasjes së djalit të saj. Prania jonë e ndihmon atë të ketë një valvul dalëse, në të cilën ajo mund të kanalizojë dhe të shprehë emocionet e saj në mënyrë konstruktive.
Këtë muaj, kemi edhe shoqëruar në burg dy gra që takuan burrat e tyre, të cilët u arrestuan për kryerjen e krimeve që lidhen me fenomenin.
Gjatë vizitave të gushtit, kemi shënuar që këto familje, gjithashtu për shkak të krizës politike dhe ekonomike shqiptare, e shohin emigrimin jashtë vendit si një nga zgjidhjet kryesore dhe rrugët e shpëtimit nga situatë amullie në të cilën Shqipëria vazhdon të ndodhet.
Në fund të muajit, përshëndetëm dhe falënderuam ngrohtësisht Pietro, një vullnëtar në shërbim civil, i cili përfundoi 6 muaj në Shqipëri, duke mbështetur të gjitha aktivitetet e projektit. Ne gjithashtu kemi thënë mirupafshim Margheritës, e cila solli kreativitet dhe pjesëmarrje të madhe në projekt këtë muaj.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Në gusht, vazhduam dialogun me përfaqësuesin lokal të Shoqatës Trentino con i Balcani. Në këtë mënyrë, ishte e mundur të shkëmbejmë ide për të planifikuar realizimin e takimeve me institucionet vendore, ku Operazione Colomba do të përhap praktikat e mira të fituara në këto vite aktiviteti për të kundërshtuar fenomenin e gjakmarrjes. Për më tepër, këtë muaj kemi mbajtur kontakte me një gazetare spanjoll e interesuar për të kuptuar pasojat e ligjit të Kanunit mbi jetën e atyre që janë përfshirë. Më në fund, ne mbajtëm një takim trajnimi mbi situatën aktuale socio-politike shqiptare me Nicola Pedrazzi-n, gazetar i Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa-s.