Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Janar 2019

Situata sot
Me 17 janar, në Korçë (Shqipëri jugore), një burrë u vra pas një grindjeje pёr motive tё dobёta. Vrasësi, pas grindjes, shkoi në shtëpinë e tij, ku mori armë gjahu me të cilën ai qëlloi viktimën.
Më 24 janar, një tridhjetë e një vjeçar vrau dashnorin e motrës së tij. Gazetat raportojnë se vrasja është kryer me qëllim ruajtjen e nderit të familjes.
Ngjarja mё e rёndё e janarit ndodhi në fund të muajit në Tiranë, kur një burrë u vra për një gjakmarrje të mundshme. Ai ishte akuzuar për një vrasje disa vite më parë, por mё pas u lirua për mungesë provash. Në vitin 1997 dhe 2010, edhe dy prej tre vëllezërve të tij ishin vrarë dhe që nga ajo kohë ai jetonte i ngujuar dhe rrallë largohej nga shtëpia. Tё njëjtin qёndrim mban tani edhe vëllai i katërt, i vetmi, që mbetet gjallë.

Aktivitetet
Në janar kemi vazhduar përhapjen e fushatës #KundërGjakmarrjes në faqet tona në Facebook dhe Instagram. Duke vizituar blog-un tonё www.kundergjakmarrjes.org, çdokush mund të shkarkojё simbolin e fushatës dhe ta publikojё në profilet e tyre sociale, ose duke e shtypur atë, mund të bёjё një foto në një vend karakteristik tё qytetit të tyre dhe ta ndajnë atë me ne, si një shenjë e anëtarësimit nё nismё.
Në mes të muajit, në Shkodër ka rёnё shumë borё, duke krijuar edhe më shumë vështirësi për familjet në gjak; shumë prej tyre shpejt e gjetёn veten pa dru dhe të paaftë për tu furnizuar me ta, për shkak të gjendjes së tyre të varfërisë. Pavarësisht motit të keq, vizitat vazhduan si gjithmonë dhe shpesh u sollёn familjeve pak argëtim dhe pak shmangie nga problemet e përditshme. Pas një pasditeje të këndshme bashkë me një grua dhe tre fëmijët e saj, ajo na përshëndeti duke thënë: “Atё gjë tё vogël që kemi, e bashkëndajmё me ju me shumë gëzim. Ju jeni gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë tonё”. Në një familje tjetër, bora ka sjellë kujtimet e fëmijërisë sё një burri, i cili na tha se sa e vështirë ishte jeta në dimër në fshatin e tij të origjinës, nga ku iu desh tё ikte, kur vëllai i tij vrau një fqinj. Nga frika e gjakmarrjes, ai kurrë nuk është kthyer dhe ka nostalgji. “Nëse ne do tё pajtohemi, në verë do të kthehem në shtëpinë ku jam rritur dhe do të kujdesetmper tokёn dhe kafshët”.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Këtë muaj takuam Sekretaren e Parë të Ambasadës Italiane në Tiranë, me të cilën gjatë vitit të kaluar kemi krijuar një marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi. Falë ndihmës së saj, në muajt e ardhshëm do të jemi në gjendje të përhapim edhe fushatën Kundër Gjakmarrjes edhe në klasat dygjuhësore italiano-shqiptare të qyteteve të ndryshme të vendit.
Me 16 janar shkuam nëTiranë në një takim publik të organizuar për të përhapur mesazhin e Papa Françeskut me rastin e kremtimit të Ditës Botërore të Paqes. Në të, paqja me tjetrin dhe me anëtarin e familjes është përmendur si një mjet për të rizbuluar qetësinë e brendshme. Për këtë, kemi sjellë një kopje të fjalimit të Papës në një familje që duhet të vendosë nëse do të falë vrasjen e një të afërmi.
Në fund të muajit, nisëm të organizojmë disa takime në shkollat e Shkodrës, të planifikuara në fund tё muajit shkurti dhe fillim tё marsit, me Atё Gianfranco Testa, misionar i Konsolatës dhe themelues i Universitetit të Faljes. Qëllimi i këtyre takimeve është përhapja e fushatës Kundër Gjakmarrjes në mesin e të rinjve, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë një presion pozitiv shoqëror që nxit zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve ndërpersonale.

This blog is written in the framework of the project “Alternative dispute resolution and legal aid to solve blood feuds” as part of the subgranting scheme of the project The Civic Engagement for a Functional Judiciary System and Access to Justice in Albania, funded by the European Union and implemented by Save the Children and the Centre of Integrated Legal Services and Practices.