Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – korrik 2019

Situata sot
Klima pas 30 qershorit nuk prodhoi ndonjë përplasje apo trazirë të veçantë. Sidoqoftë, nuk mungojnë marshimet protestuese në Tiranë dhe polemikat për disa raste të mashtrimeve elektorale që kanë zënë faqet e para të gazetave për ditë të tëra.
Në korrik kemi parë dhe regjistruar evolucionin e disa rasteve të vrasjeve në lidhje me arsyet e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Në gjysmën e parë të muajit, në fakt, një burrë u arrestua sepse në vitin 2013 kreu një vrasje për të hakmarrë vdekjen e vëllait të tij, i cili u vra në burg në 1992. Në të njëjtat ditë, media lokale njoftoi edhe disa azhurnime që rikonstruktojnë një vrasje të ndodhur në vitin 2017 për arsye nderi, duke përkeqësuar situatën penale të fajtori të këtij krimi.
Në fund të korrikut, Lulzim Caka u la i lirë nga burgu, i njohur në lajme si “i tmerrshmi i Beratit”, pasi ai ishte krye i një bande kriminale gjatë viteve 1990. Historia e lëshimit të tij është akoma e paqartë dhe ka shkaktuar mjaft tronditje; gjesti u dënua nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila revokoi lirimin e tij nga burgu dhe hetoi drejtorin e burgut, i cili më vonë u arrestua së bashku me një bashkëpunëtor. Në vitin 1999 Caka ishte gjithashtu autor i dy vrasjeve të nderi për të hakmarrë vdekjen e nënës së tij, e vrarë në zonën e Fierit. Caka është ende i arratisur.

Aktivitetet
Në dhjetë ditët e para të korrikut vullnetarët ishin të angazhuar në kampin veror në Tropojë me aktivitete kushtuar fëmijëve dhe të rinjve në zonë. Për rastin, edhe Annalisa, Gaetano dhe Maura, vullnetarë në shërbimin civil të Komunitetit Papa Xhovani i XXIII, u bashkuan grupit të Operazione Colomba-s. Kampi u ndoq shumë, sidomos nga të rinj nga zona. Për më tepër, këmbëngulja në ri-propozimin e aktiviteteve verore në këtë zonë të largët malore, vit pas viti, ka stimuluar nisma të tjera lokale; në fakt, në javët në vijim, disa shoqata dhe institucione vendore organizuan, në bashkëpunim me dy operatorë të organizatës amerikane të vullnetarëve ndërkombëtarë “Peace Corps”, një tjetër kamp veror në Bajram Curri, në të cilin morën pjesë shumë të rinj të fshatrave fqinje.
Prania e vazhdueshme në Tropojë gjithashtu ka lejuar vullnetarët të monitorojnë nga afër situatën e disa familjeve të përfshira në gjakmarrje, përmes vizitave në shtëpi. Në mënyrë të veçantë, një zonjë që ka humbur një fëmijë për arsye hakmarrjeje, ka bashkëndarë me ne lodhjen për të mbajtur e qetë mendjen e anëtarëve të tjerë të familjes së saj, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, i cili lehtësisht mund të degjenerojë në vazhdimin e grindjes.
Pas kampit veror, vullnetarët vazhduan aktivitetet e përditshme të mbështetjes materiale dhe shpirtërore për familjet në gjakmarrje në zonën e Shkodrës, përmes vizitave në shtëpi dhe shoqëruesve të kryera në disa vende të lutjes dhe në burg për të vizituar të afërmit.
Në korrik përshëndetëm Margherita, e cila ndaloi disa muaj në Shqipëri, dhe Nadia, e cila ishte shtylla kurrizore e projektit për më shumë se një vit e gjysmë. Të gjithë vullnetarët e Operazione Colomba-s e falenedrojnë për të gjitha energjitë dhe përkushtimin e saj për familjet në hasmëri, të cilët tashmë i mungojnë asaj.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Në korrik dialogu vazhdoi me një profesoreshë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Tiranës, e cila përsëriti angazhimin e saj për të përfshirë studentët e saj në disa aktivitete të projektit, me vëmendje të veçantë në monitorimin e rasteve të gjakmarrjes, përmes konsultimit mediatik, dhe raporte mbi fenomenin të gjakmarrjes në Shqipëri. Për më tepër, ne morëm pjesë në një takim trajnimi mbi drejtësinë restauruese, kushtuar profesionistëve në sektor. Më në fund, u takuam me përfaqësuesin lokal të shoqatës “Trentino con i Balcani”, për të planifikuar bashkëpunimet e ardhshme me institucionet vendore. Këtë muaj, media ndërkombëtare tregoi gjithashtu një interes për projektin tonë: vullnetarët u intervistuan nga një gazetar i BBC dhe një gazetar belg, i intriguar nga raporti i Komisionit Federal të Belgjikës i hasur vite më parë.