Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – mars 2019

Situata sot
Në mesin e muajit, gazetat raportojnë vazhdimin e gjykimit për tre të rinj nën hetimet për vrasjen e një djali në vitin 2017. Prindërit e viktimës deklaruan se “nëse drejtësia nuk funksionon atëherë Kanuni do të punojë” dhe nuk kërkojnë para sepse nuk pranojnë të japin një çmim për jetën e djalit të tyre: “nuk do ta lajmё gjakun e djalit tonë me para”. Për fat të keq, besimi në drejtësinë shtetërore është ende shumë i ulët në popullsinё shqiptare dhe kjo rrit rrezikun e përdorimit të formave private të drejtësisë.
Në të njëjtën kohë, një 26-vjeçar u vra jashtë derës e shtëpisë së tij. Hetimet janë ende në zhvillim, por vrasja, e kryer me porosi, është pothuajse e sigurt një gjakmarrje e shkaktuar nga një tjetër vrasje për të cilën viktima ishte hetuar në vitin 2017. Djali i vrarë, një person i njohur dhe me sa duket i përfshirë në mjedise penale, ishte gjetur i pafajshëm.
Në fund të muajit, një burrë zbuloi eksplozivë nën makinën e tij; vëllai i tij ishte vrarë rreth 10 vjet më parë dhe sulmi i tentuar është ndoshta për shkak të një situate konflikti që ka ndikuar në familjen e tij prej vitesh.

Aktivitetet
Në fillim të muajit, vullnetarët u ftuan në një shkollë profesionale pyjore ku paraqitën punën e Operazione Colomba-s dhe fushatën e sensibilizimit “Kundër Gjakmarrjes”. Është e rëndësishme të shohësh, në ata që punojnë me arsimin dhe trajnimin, një angazhim për të dëgjuar për tejkalimin e fenomenit të gjakmarrjes.
Në mes të muajit, disa vullnetarë dolën në zonën malore të Tropojës për të vizituar familjet në gjakmarrje. Një grua që humbi një djalë na tregoi se ajo vuan shumë duke parë se burri që vrau djalin e saj është i lirë dhe është kthyer për të jetuar pranë tyre; megjithatë ajo nuk dëshiron vdekjen e këtij njeriu, por vetëm që të largohet nga aty. Fjalët e saj janë gjithmonë të forta dhe janë një burim energjie edhe për vullnetarët.
Një moment i mirë për bashkëndarjen e vullnetarëve ishte që të merrnin pjesë në ditëlindjen e nëntë të një fëmije, që ka babain në burg për shkak të gjakmarrjes.
Këtë muaj vullnetarët vazhduan fushatën “Kundër Gjakmarrjes”, duke organizuar një manifestim në zonën pedonale të Shkodrës për të vazhduar shpërndarjen e saj. Gjatë kësaj ngjarjeje, disa njerëz u ndalën dhe na treguan për përfshirjen e tyre në gjakmarrje.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Në fund të muajit, Ambasada Italiane përfshiu vullnetarët e Operazione Colomba-s në një takim, të propozuar në kontekstin e ekspozitës “L’Eterno Femminino – La rappresentazione della donna albanese dal Novecento a oggi”. Vullnetarët kontribuan me një paraqitjë mbi rolin e gruas në Kanunin e Lekë Dukagjinit në të kaluarën dhe të tashmen.

This blog is written in the framework of the project “Alternative dispute resolution and legal aid to solve blood feuds” as part of the sub granting scheme of the project The Civic Engagement for a Functional Judiciary System and Access to Justice in Albania, funded by the European Union and implemented by Save the Children and the Centre of Integrated Legal Services and Practices.