Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – tetor 2019

Situata sot
Situata politike në Shqipëri është akoma e luhatshme në disa aspekte. Zgjedhjet e reja administrative të shpallura që do të zhvilloheshin më 13 tetor nuk kanë ndodhur kurrë. Bashkia e Shkodrës ka ende zyrën e kryetarit të lirë, pas tërheqjes së kryetarit të sapozgjedhur para betimit, për shkak të skandalit për dënimin e tij në Itali për trafik droge. Ndërkohë, bashkia drejtohet nga kryetaria e bashkisë që po largohet.
Për më tepër, Bashkimi Evropian ka shtyrë përsëri hapjen e negociatave të hyrjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: megjithëse Komisioni Evropian ishte kompakt në rekomandimin e tij të pranimit, Franca kundërshtoi me forcë hapjen. Italia, sipas fjalëve të Presidentit të Këshillit Z. Conte, e përcaktoi këtë vendim si “një gabim historik”. Parlamenti Evropian gjithashtu ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e marrëveshjes përmes një rezolute.
Sa për lajmet e krimit, tetori u hap me një vrasje në rajonin verior të Mirditës: një 34-vjeçar mbeti i vrarë për gjakmarrje. Në fakt, më 24 shkurt, në Durrës vëllai i tij kishte vrarë një burrë 45-vjeçar në një konflikt me armë. Për shkak të ngjarjes që vllau kishte kryer, duket se viktima jetonte ngujuar sepse kishte frikë për jetën e tij. Mësojmë se i dyshuari për këtë vrasje ishte mik i fëmijërisë të viktimës dhe që anëtarët e familjes së tij tani jetojnë, nga ana tjetër, të ngujuar.
Këtë muaj pati një mirënjohje të rëndësishme përmes ceremonisë së çmimit për Dritan Prroj, pastor protestant i kishës Fjala e Krishtit, i vrarë në 2010 për arsye të gjakmarrjes. Vdekja e tij çoi në lindjen e Shoqatës “Jo gjakmarrjes, Po Jetes” e cila merret me kundërshtimin i fenomenit, me vëmendje të veçantë edukimin e të miturve dhe mbështetjen e grave.

Aktivitetet
Gjatë muajit tetor, prania në terren u garantua nga bashkëpunimi me dy të rinj në Shërbimin Civil në Shqipëri me Komunitetin Papa Xhovani i XXIII. Falë disponibiliteti të tyre, një zonjë ishte shoqëruar në burg për të vizituar burrin e saj, i cili u mbajt në burgim për arsye gjakmarrjeje.
Në tetor, redaktimi i Toolkit mori një formë. Toolkit është një manual i shkurtër operativ i hartuar dhe konceptuar për të përcjellë në institucionet vendore praktikat e mira që Operazione Colomba ka zhvilluar pas dhjetë vjet pranisë në Shqipëri për të kundërshtuar fenomenin e gjakmarrjes. Përhapja e dokumentit ndjek qëllimin për të inkurajuar institucionet që të ndërhyjnë në raste të hakmarrjes e gjakmarrjes dhe për të rritur nivelin e kompetencës së autoriteteve lokale në luftën kundër fenomenit. Zbatimi i Toolkit do të bëhet falë mbështetjes së Shoqatës Trentino con i Balcani, e cila gjithashtu do të organizojë shpërndarjen e dokumentit përmes disa workshop.
Për më tepër, ne jemi të kënaqur të njoftojmë mirënjohjen për vullnetaren Nadia Cadrobbi, që kaloi vitet në Shqipëri, e cila më 25 tetor, në Sansepolcro (AR), mori bursën “Angiolino Acquisti” për tezën e masterit e saj me titullin “Riconciliazione e perdono come principi della giustizia riparativa e della risoluzione dei conflitti. Le esperienze in Kossovo e Albania con Operazione Colomba” (Pajtimi dhe falja si parime të drejtësisë restauruese dhe zgjidhjes së konflikteve. Përvojat në Kosovë dhe Shqipëri me Operazione Colomba). Përvoja e saj e ndërmjetësimit midis familjeve në gjakmarrje dhe shtigjet e pajtimit që ajo ndihmoi për të zhvilluar në Shqipëri, del qartë nga teza e saj.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Të premten 11 tetor, Komuniteti Papa Xhovani i XXIII, në të cilën është Operazione Colomba, festoi 20 vjetorin e pranisë në Shqipëri. Festimet përfshinin një takim në Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe shfaqjen e filmit “Solo cose belle” (Vetëm gjëra të bukura) që ilustron zgjedhjen e jetës në Komunitet.
Për më tepër, një iniciativë interesante u koordinua nga Save the Children më 25 tetor në Tiranë. Ngjarja përfshiu shumë Shoqata dhe OJQ aktive në territor në kontekste të ndryshme sociale, të cilët kështu mundën të bashkohen në rrjet dhe të bisedojnë për veprimet e tyre. Në këtë drejtim, u botua një raport i përgjithshëm që përmbledh aktivitetet e kryera nga këto Shoqata, përfshirë Operazione Colomba të APG23, në programin e mbështetur nga Save the Children nga prill 2018 deri mars 2019.
Më në fund, na ka kontaktuar një profesor i universitetit në York, i interesuar për të kryer një mision eksplorues në Shqipëri, në rrjetë me Shpresa, Shoqatën e Londrës që merret me të mitur shqiptarë të pashoqëruar dhe aplikantë për mbrojtje ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Qëllimi i këtij udhëtimi është të hapë disa linja të studimeve akademike, të cilat gjithashtu synojnë të kundërshtojnë fenomenin e gjakmarrjes, me vëmendje të veçantë mbi mbrojtjen e viktimave të kësaj plagë shoqëror.