Operazione Colomba: vërteta dhe drejtësia për viktimat e gjakmarrjes

“U bëjmë thirrje institucioneve shqiptare të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen e Mario Majollari dhe më në fund t’i japë një përgjigje familjes së tij. Nuk ka paqe pa drejtësi”.
Kjo është ajo që deklarohet në një shënim të Operazione Colomba-s, Korpusi i Jodhunës dhe pro Paqes i Shoqatës së Komunitetit Papa Xhovani i XXIII , në lidhje me vrasjen e
Mario Majollarit. Nga burime shqiptare gazetarësh mësohet se i vetmi i akuzuar, Kastriot Gjuzi, u lirua nga gjykata për shkak të mungesës së provave.
Më 10 prill 2018, 28-vjeçari Mario Majollari, i riatdhesuar nga Suedia ku kërkesa e tij për mbrojtje ndërkombëtare ishte refuzuar, u vra në Tiranë me dyshimin për gjakmarrje, pasi i ati kishte vrarë Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, në vitin 2000. Në këtë pikë, mund tё pyesim kush ishte ai që vrau Mario Majollarin dhe pse.
Ky rast sjell vëmendjen në rastin e vrasjes së Marisë dhe Kolit Qukaj, të vrarë më 14 qershor 2012 në Dukagjin, autorët e të cilëve ende nuk janë identifikuar. Gjithashtu në këtë rast arsyet për vrasjet duket të jenë të lidhura me një grindje midis dy familjeve. Dy vjet pas vrasjes së dyfishtë, disa të afërm të viktimave u përpoqën të merrnin gjak, duke iu drejtuar drejtësisë private.“Është thelbësore të dëgjosh nevojat e familjeve të viktimave të vrasjes, për të shmangur ndjekjen e akteve të drejtësisë private. Kur drejtësia shtetërore merr kursin e saj në mënyrë efektive dhe efikase, dëshira për të përdorur vetëgjyqësinë zvogëlohet. Gjithashtu në këtë mënyrë mund të ndalohet hakmarrja dhe kështu gjakmarrja që rrjedhin prej saj”, thotë Antonio De Filippis, kreu i Operazione Colomba-s.
Nga viti 2010 vullnetarët e Operazione Colomba-s janë të pranishëm në Shqipëri për të kapërcyer fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes.