Opinioni i Keti Bazhdari, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, mbi fenomenin i gjakmarrjes

INTERVISTE 14 Qershor 2015, Shkodër
Keti Bazhdari: Vizioni im për Shkodrën
Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e re Shkodër thotë se problemi më i madh i zonës është gjakmarrja.

Autor: Elvis Nabolli

[…] Cili mendoni se është problemi më i madh i Bashkisë së Shkodër dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj?
Bashkia Shkodër, si një institucion më shumë probleme në organizim ka një pafundësi çështjesh të rëndësishme, të cilat kërkojnë të marrin zgjidhje në mënyrë urgjente. Por në programin tonë ka zënë një vend shumë të rëndësishëm problemi aq i mprehtë i gjakmarrjes dhe ngujimi i fëmijëve, të cilët detyrohen të braktisin shkollën për shkak të këtij fenomeni të përgjakshëm. Me fare pak shpenzime dhe më shumë vullnet ne do ia dalim që brenda dy viteve të para të mandatit t’i rikthejmë në shkollë të gjithë fëmijët e ngujuar.

Lexoni intervistën e tërë në Reporter.al

INTERVISTE 01 Qershor 2015, Top Channel
Keti Bazhdari në “Shqip”: Programi im për Shkodrën

[…] Në pjesën e tretë biseda u përqendruar kryesisht tek gjakmarrja, një fenomen që shqetëson, kryesisht zonat e thella të bashkisë së re të Shkodrës.
Bazhdari premtoi që brenda dy viteve nuk do të ketë më asnjë fëmijë të ngujuar për shkak të këtij fenomeni.
“Ne e kemi vendosur në program dhe e kam sfidë personale, për të thënë të drejtën. Për dy vjet kam thënë, ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë të ngujuar, sigurisht në bashkëpunim me Qeverinë, por do të jetë nisma ime personale. Duhet të mos lejojmë hapësira që të funksionojë kanuni”, tha ajo.

Lexoni intervistën e tërë në top-channel.tv