Përgjigja e Kryetarit të Bashkisë së Skraparit ndaj pyetësorit mbi gjakmarrjen

Përgjigja e Kryetarit të Bashkisë së Skraparit

Vazhdojnë të mbërrijnë përgjigjet ndaj pyetësorit mbi gjakmarrjen i organizuar nga Operazione Colomba. Kryetari i Bashkisë së Skraparit, z. Nesim Bajram Spahiu,i përgjigjet pyetësorit përmes figurës së Ritvana Hysenbelliu-t, Specialiste e Ndihmes Ekonomike dhe Perkujdesjes Sociale.

Këto ishin pyetjet:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigja e Kryetarit të Bashkisë së Skraparit:

Përgjigja nga Ritvana Hysenbelliu, si zëdhënës e Kryetarit, është shumë e shkurtë. Më poshtë do të publikojë tekstin e plotë të e-mailit me përgjigjen e kryetarit të Skraparit:

“Ne pergjigje te pyetesorit tuaj ne lidhje me gjakmarrjen dhe hakmarrjen ju bejme me dije se ne Bashkine Skrapar  nuk ekziston ky fenomeni.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin!

Ritvana Hysenbelliu
Specialiste e Ndihmes Ekonomike dhe Perkujdesjes Sociale”.

Falenderojmë Nesim Barjam Spahiun, Kryetarin e Bashkisë së Skraparit si dhe Ritvana Hysenbelliu për reagimin e tyre.  Ne do të krahasojmë deklaratën e tyre me të dhënat e mbledhura që nga viti 2010. Dëshirojmë megjithatë, të ripërtërijmë ftesën tonë për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të pyetësorit, sidomos asaj të fundit, në lidhje me krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër gjakmarrjes dhe zbatimin e Ligjit nr. 9389 të datës 4 maj 2005.