Përgjigja nga Kryetari i Bashkisë Himarë në lidhje me fenomenin e gjakamarrjes

The answers from the Mayor of HimarMayor of Humarë

Lajme të mira nga shtëpia e Colomba-s: përgjigja e kryetarit të Bashkise Himare mbi pyetësorin te zhvilluar gjatë fushatës “një popull kundër gjakmarrjes” ka arritur ne adresën tonë! Si zakonisht, ju paraqesim pyetjet e sondazhit dhe, më pas, letren qe na dërgoje Jorgo Sokrat Goro, Kryetari i Bashkisë Himarë.

Pyetjet:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigja nga Kryetari i Bashkisë Himarë

Së pari, ju falënderoj për urimin dhe ju  përgëzoj  për gjith punën e bërë për shuarjen e dukurisë së Gjakmarrjes dhe të hakëmarrjes në vendin tonë, si një plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare sot.

Së dyti , po kthej pergjigjet për pyetjet pyetësorit tuaj.

1. për sa i përket pyetjes së parë, në zonën e Himarës nuk ka pasur raste hakmarrjeje dhe gjakmarrjeje që prej shumë dekadash. Në bazë të interesimit të bërë për ekzistencën e kësaj dukurie, mund të them se nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, të përcaktuar si rast gjakmarrjeje, as për familje apo persona të ardhur nga zonat e Veriut të Shqipërisë, ku kjo dokuri, për fat të keq , ka permasa të mëdha. Ky fakt konfirmohet edhe prej drejtuesit të Stacionit të Policise së Shtetit të Himares.

2. lëvizja e popullsisë është e lirë dhe nuk përjashohet mundësia që të ketë raste të tilla  në të ardhmen, aq më tepër që në territorin e bashkisë së Himarës vijnë për të punuar dhe për të jetuar shtetar shqiptarë prej zonave ku fatkqësisht kjo dukuri është problem. Do të jem i gatshëm për të evidentuar raste të tilla, për të bashkëpunuar me cilindo për ta luftuar këtë dukuri, jo vetëm në zonë, porn ë të gjithë vendin.

3. për sa i përket pyetjes së tretë, do të kërkoja prej istitucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar përmirësimet e duhura në legjislacionin përkatës, dhe zbatim rigoroz të këtij legijslacioni, me qëllim që dukuri të tilla që u kushtojnë jetën njerëzve dhe që shëmtojnë imazhin e një shoqërie të qytetëruar të mos ekzistojnë.

Ju uroj të mbarë në misionit tuaj fisnik!

Falënderim:

Ne falënderojmë Kryetarin e Bashkise Himarë Jorgo Goro Sokrat, për bashkepunimin ndaj pyetësorit tonë. Ne do të krahasojme mungesën efektive të fenomenit në Bashkine Himare nëpërmjet konsultimit të artikujve të gazetave kryesore shqiptare, qe kemi mbledhur dhe kataloguar nepër vite.