Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes

Ju sjellim përgjigjet e kryetares të Bashkisë Maliq, Gëzim Ali Topçiu. Në fakt, këto ditë edhe ai ka dërguar vullnetarëve të Operazione Colomba-s përgjigjet e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes.

Pyetjet e pyetësorit

1- Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

  • Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
  • Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
  • A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2- Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

3- Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Pergjigjet e kryetarit së bashkisë Maliq

Më poshtë teksti i plotë i përgjigjeve nga Kryetari i Bashkisë Maliq:

“Ne pergjigje te pyetesorit ju informojme:

1- Fenomeni i gjakmarrjes nuk eshte i perhapur ne territorin e Bashkise Maliq.

  • Gjakmarrja perceptohet si nje fenomen kriminal me pasoja shume te renda social -ekonomike dhe ne frenimin e emancipimit te shoqerise.
  • Referuar te dhenave nga institucionet perkatese nuk kemi asnje rast te fenomenit te gjakmarrjes.
  • Bashkia Maliq ka qene dhe do te jete e gatshme te bashkepunoje me te gjitha strukturat perkatese per frenimin e ketij fenomeni.

2- Hapat qe do te ndjekim jane rritja e nderveprimit me institucionet e zbatimit te ligjit dhe ndergjegjesimi i komunitetit kunder ketij fenomeni negativ.

3- Nevojitet ngritja e nje strukture te posacme qe te trajtoje fenomenin e gjakmarrjes pasi nuk kemi nje te tille ,edhe pse ky fenomen nuk ekziston aktualisht ne Bashkine Maliq.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin!

Pergjegjese e Zyres Social

Jonila  Lilollari”

Falenderim

Deshirojme të falënderojmë Kryetarin e bashkisë Maliq për kontributin e tij, që me siguri do ta krahasojmë me të dhënat e mbledhura nga ne ne lidhje me fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu deshirojmë të ftojmë kryetarin e bashkise Maliq për t’iu përgjigjur mundesisht më qartë pyetjes së tretë, duke pasur parasysh se Ligji nr. 9389 përmban ekzistencën e një organi ad hoc kundër fenomenit, por që ende nuk është kthyer në veprim të drejtpërdrejtë dhe konkret.