Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Librazhd mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë LibrazhdKa përfunduar fushata “një popull kundër gjakmarrjes”, në të cilen vullnetarët e Operazione Colombas kanë shkruar një pyetësor që është dërguar të gjithë kryetarëve me qëllim për të bërë presion mbi institucionet në lidhje me fenomenin. Ndër përgjgjet e fundit e arritura në fund të fushatës sot ju propozojmë atë nga Kryetari i Bashkisë Librazhd,Kastriot Hasan Gurra . Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, ose më mirë, përgjigja shumë e shkurtër që na ka dërguar është në dispozicion në mënyrë të plotë më poshtë, menjëherë nën pyetjeve të pyetësorit.

Pyetjet

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Librazhd

Këtu gjindet letra e plotë me përgjigjen ndaj pyetësorit që Kryetari i Bashkisë së Librazhdit na dërgoi:

Ne pergjigje te kerkeses tuaj  date 31.08.2015, drejtuar institucionit tone ne lidhje me fenomemin e gjakmarrjes dhe te hakmarrjes, iu bejme me dije se Bashkia Librazhd nuk disponon asnje te dhene  per perhapjen e fenomenit te gjakmarrjes dhe te hakmarrjes ne hapesiren tone gjeografike.

Ju falenderoj per mirekuptimin!

Falënderim

Falënderojmë shumë Kryetarin e Librazhdit për përgigjen, që do të krahasojmë me të dhënat që kemi mbledhur. Shpresojmë që kontribuiti aq i shkurtë është për shkak të angazhimeve institucionale të cilat me siguri duhet të përmbushen. Duke shpresuar për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen, ne i kujtojmë kryebashkiakut Kastriot Hasan Gurra sa i përhapur, i rrënjosur dhe i rrezikshëm është fenomeni që çdo ditë ne përpiqemi të luftojmë. Pikërisht për këtë arsye është me rëndesi bashkëpunimi në disa fronte, në një sinergji dhe angazhim me shoqërinë civile në një përpjekje për të ecur së bashku drejt rrugës së pajtimit kombëtar. Në këtë drejtim, ne ftojmë Kryetarin e Bashkisë Librazhd ti përgjigjet plotësisht të gjitha pyetjeve në pyetësor.