Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit mbi fenomenin e Gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit

Në ditët e fundit të fushatës “Një popull kundër Gjakmarrjes “, i cili përfundoj me 30 shtator vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë marrë shumë letra dhe përgjigje nga kryebashkiakët e sapozgjedhur, përfituesit e pyetësorit të përgatitur nga vullnetarët për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vënë presion mbi institucionet në një përpjekje për të penguar fenomenin e gjakmarrjes , një plagë që vazhdon të lëndoj të gjithë vendin. Publikojmë përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Qemal Kapri. Këtu, si gjithmonë, ju mund të gjeni pyetjet e pyetësorit.

Pyetjet

1.Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
a . Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2 .Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit:

Ne paraqesim më poshtë përgjigjet e kryetarit të komunës së Pogradecit.

Komuniteti i Papa Gjon XXIII

Në përgjigje të letrës së tij nr. 267B / 2015 të 27/08/2015 drejtuar komunës së Pogradecit për të informacionin në lidhje me pyetësorin mbi fenomenin e gjakmarrjes, ajo është raportuar si njohursi  nga të dhënat e njësive administrative dhe institucioneve të shtetit që ky fenomen nuk ekziston.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

Falënderim

Falënderojmë Kryetarin  e Bashkise se  Pogradecit për bashkëpunimin, duke shpresuar se pakësia e të dhënave të përgjgjeve ndaj pyetësorit të jetë e lidhur nga angazhimet e shumta dhe jo nga nënvlerësimi i  një çështje serioze, që duhet kundërshtuar nga gjithë ato persona me rol institucional. Në një përpjekje për të vazhduar punën tonë për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes  ne do të shqyrtojmë të dhënat e mbledhura nga ne për të krahasuar ato me përgjigjet e kryetarit të bashkisë së Pogradecit, i cili ftohët përzemërsisht për t’iu përgjigjur plotësisht pyetësorit tonë.