Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Shijak mbi fenomenin e gjakamarrjes

Le risposte del sindaco di ShijakNe vazhdojmë me publikimin e letrave që kryetarët e bashkive shqiptare kanë dërguar si përgjigje ndaj pyetësorit të përgatitur nga ne vullnetarët e Operazione Colomba-s në kuadër të fushatës “një populli kundër gjakmarrjes.” Fushata, dhe pyetësori më të cilën ajo lidhet, u konceptua me qëllim sensibilizimin e institucioneve shqiptare për fenomenin e gjakmarrjes, plaga për fat të keq është ende gjallë dhe rrënjosur. Sot ju paraqesim përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Shijak, Ardian Kokomani.

Pyetjet:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Shijak

Publikojmë përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Shijakut:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SHIJAK
Shijak 30/09/2015

Lënda: Plotësim i pyetësorit drejtuar kryetarit të Bashkisë rreth
fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes

Drejtuar: Operazione Colomba
Korpusi Jo i Dhunshëm i Paqes së Komunitetit Papa Xhovani XXIII

PYETJE PËR KRYETARËT E BASHKISË

1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Në territorin e Bashkisë Shijak i cili përfshin përkatësisht qytetin e Shijakut, Njësitë Administrative Maminas, Gjepalaj dhe Xhafzotaj fenomeni i gjakmarrjes dhe hakmarrjes ka raste sporadike të përhapjes, të izoluara dhe nën mbikqyrjen e vazhdueshme të Policisë së Shtetit.

a. Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
Pjesa më e madhe e popullatës e paragjykon dhe e dënon këtë fenomen.

b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Nuk kemi të dhëna të sakta rreth numrit të rasteve, por përafërsisht mund të janë 10-20 raste.

c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Po, kemi bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Shërbimit Social Durrës dhe Prefekturën e Qarkut Durrës.

2. Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe tëhakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Organizimi i fushatave sensibilizuese me banorët e komunitetit dhe në institucionet arsimore për pasojat negative që sjell ky fenomen.
Bashkërendimi i punës me Policinë e Shtetit për evidentimin e rasteve, mbikqyrjen dhe parandalimin.

3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?
Miratimin e akteve nënligjre për zbatimin në praktikë të ligjit.

KRYETARI
ARDIAN KOKOMANI

Falënderim

Falënderojmë kryetarin e bashkisë Ardian Kokomani për bashkëpunimin e tij dhe gatishmërinë për të ndarë me ne të dhënat e lidhura me fenomenin. Pavarësisht siç është shpesh rasti kur duke u përpjekur për të përcaktuar sasinë e fenomenit të gjakmarrjes, shifrat janë shpesh të përafërta, na duket se numri i familjeve të përfshira është mjaft e lartë dhe kërkon një kujdes të veçantë dhe të menjëhershëm nga administrata e qytetit. Ne shpresojmë jqë do të ketë një levizje në këtë drejtim, rekomandojmë më në fund kryetarin e bashkisë të rishikojë metodat e leximit veta e të dhënave, sepse nga ato që ai na ka dërguar është e vështirë të flitet për fenomenin e gjakmarrjes si raste “sporadike dhe të izoluara”.