Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelene mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelene mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelene mbi fenomenin e gjakmarrjes

Vullnetarët e Operazione Colomba-s vazhdojnë të marrin përgjigje nga institucionet shqiptare! Siç e dini, ne vullnetarë kemi dërguar të gjithë kryetarëve të bashkive të zgjedhur pyetësorin të përpunuar nga ne mbi fenomenin e gjakmarrjes. Nnë pritje të përgjigjeve tjera, sot publikojmë përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Termet Peçi.

Pyetjet

1- Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

  • Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
  • Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
  • A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2- Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

3- Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelenë

Ju mund të gjeni më poshtë tekstin e plotë, me përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelenë, që ne vullnetarët e Operacionit Colomba-s gjetem në posten tonë.

“Te nderuar,

Ne pergjigje te shkreses tuaj nr 280B/2015 Prot, date 27.08.2015 ne lidhje me fenomenin e gjakmarrjes dhe te hakmarrjes, ju permbledh pergjigjet e pyetjeve 1, 2: me kenaqesi ju pergjigjiem qe nuk kemi asnje rast te ketij fenomeni ne territorin e Bashkise Tepelene. Nuk eshte pjese e frymes se popullates se komunitetit tone.

Pyetja 4: Sigurisht qe do ti kerkojme marrje te masave me nxjerrje te akteve normative per zbatim te ligjit.

Duke Ju falenderuar per bashkepunimin.

KRYETARI Termet Peçi”

Falënderim

Nga ana jonë, deshirojmë të falënderojmë kryetarin e bashkisë Tepelenës për bashkëpunimin e tij. Ne do të krahasojmë deklaratën e tij mbi mungesën totale të fenomenit në zonen e Tepelenës me të dhënat që ne mbledhim. Gjithashtu e ftojmë për nje përgjigje më të plotë mbi pyetjen e katërt dhe të na bëjë pjesë, nëse është e mundur, me idetë e tij në lidhje me çfarë masash mund të jenë efektive për të ofruar një përpjekje për të adresuar fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Tepelene mbi fenomenin e gjakmarrjes