Raporti i Progresit periodik të Komisionit Evropian mbi situatën në Shqipëri

flag_of_europe-svgMe 9 Nëntor 2016 u botua Raporti i Progresit periodik  të Komisionit Evropian mbi situatën në Shqipëri, e cila në vitin 2014 fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Raporti vë në dukje përparime të moderuara në shumë fusha, por sidomos vlerëson miratimin e ligjeve të reja që kanë për qëllim përshtatjen e legjislacionit me acquisin communautaire; përmirësime të konsiderueshme janë regjistruar në reformimin e sistemit gjyqësor dhe përjashtimin e dënuar nga pozitat publike. Komisioni kritikon numrin e madh të aplikimive të pabaza për azil të qytetarëve shqiptarë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës  Shengen, dhe i bën thirrje Shqipërisë të marrë masat e duhura për të adresuar këtë fenomen. Sa për fenomenin e gjakmarrjes, Raporti konsideron mbrojtjen e të drejtës për jetë; kujton Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë te marsit 2015, duke vënë në dukje qe Këshilli Koordinues kundër gjakmarrjes duhet të riaktivizohet (f. 63 -. “Përsa i përket te drejtes për jetë, mars 2015 Rezoluta e Mars 2015 e parlamentit dhe rekomandimet për gjakmarrjen ende duhet te ndjeken dhe Këshilli Koordinues duhet të riaktivizohet’’). Për të lexuar e plotë raportin klikoni këtu.