Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Nëntor 2015

Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Nëntor 2015Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Nëntor 2015: Nëntori hapet me një tentativë vrasje në Sarandë, në Shqipërinë e jugut. Rasti është i lidhur me një vrasje që ka ndodhur në vitin 1997 dhe ndodhi për shkak të dinamikës së gjakmarrjes.
Me 10 nëntor është publikuar Raporti i Progresit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë. Ndërsa përgëzonte disa përparime të Shqipërisë në anën politike-administrative, Brukseli përsërit nevojen për të ndërmarrë hapa të reja në aspektin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Raporti i referohet ligjit të vitit 2005 për krijimin e Këshillit Koordinues për luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes në mënyrë që të ndërtohen programet sociale dhe arsimore, veçanërisht për zonat rurale. Fenomeni i gjakmarrjes trajtohet shpesh në menyrë të egzagjeruar nga mediat shqiptare dhe gjatë këtij muaji disa gazeta online kanë nxjerrur nga arkivat e vjetra nje fotoreportazhë me persona në gjakmarrje. Në internet u botua edhe foto reportazhi i një grupi fotografësh ”Collettivo fotosocial”.