Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Fushata 2015 > Pas zgjedhjeve > Përgjigje e kryetarët e bashkisë > Reagimi i kryetarit të Dropullit ndaj pyetësorit mbi gjakmarrjen
Reagimi i kryetarit të Dropullit ndaj pyetësorit mbi gjakmarrjen
![Reagimi i kryetarit të Dropullit](https://www.operazionecolomba.it/njepopullkundergjakmarrje/wp-content/uploads/2015/09/Dropull-e1441440470909.jpg)
Këmbengulja kësaj radhe duket se ka funksionuar! Pas dërgimit të tretë të pyetësorit, kryetari i komunës së Dropullit, Ahilea Deçka, është përgjigjur menjëherë. Në mëngjesin e ditës së hënë, me 1 shtator, vullnetarët e Operazione Colomba-s ai kanë marrur përgjigjen e tij.
Le të kujtojmë shkurtimisht pyetjet e pyetësorit e mëposhtëm si dhe publokojmë tekstin e plotë të reagimit të kryetarit të Dropullit.
Pyetjet
– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?
Reagimi i kryetarit të Dropullit
Pershendetje,
Ne vijim te shkreses tuaj ju dergojme pergjigjet:
Dua t’ju informoj se ne bashkine e re Dropull qe une jam kryetar nuk eshte regjistruar dhe denoncuar asnje rast I tille gjakmarrje ose hakmarrje.Eshte nje fenomen qe nuk eshte shfaqur ne komunitetin tone.Mbeshtesim misionin tuaj dhe shpresojme ky fenomen I dhunshem te denohet pa perjashtim pasi eshte nje plage e rende per shoqerine tone.
Faleminderit per bashkepunimin,
BASHKIA DROPULL
Ahilea DEÇKA
Kryetar
Falënderim
Faleminderit Ahilea Deçka, kryetarit të Komunës së Dropullit, për përgjigjen e tij mbi pyetësorin. Reagimi i kryetarit të Dropullit, si edhe ai i të gjithë kryetarëve të Shqipërisë, është i domosdoshme per sensibilizimin e institucioneve dhe për të krijuar një presion pozitiv dhe proaktiv për të mposhtur fenomenin e gjakmarrjes. Ne do ta krahasojmë deklaraten e tij me të dhënat tona të mbledhura nga viti 2010, në lidhje me mungesën e rasteve në komunen e Dropullit. Ripërtërisim ftesën tonë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, sidomos asaj të fundit, mbi c’farë kanë në plan institucionet për të kërkuar qeverisë Shqiptare mbi zbatimin e ligjit nr. 9389 të datës 4 maj 2005.