Rregullorja e konkursit

Pjesëmarrja në konkurs është e lirë dhe e hapur për foto-amatorë, profesionistë dhe shoqatat vullnetare.

Ku të dërgoni fotot? Me e-mail në adresën operazionecolomba.al@apg23.org
Tema e konkursit: “Të lidhim besen për… pajtim!”
Numri fotografive: 2
Mbyllja e konkursit: 10 korrik 2016

Rregullorja

Për të marrë pjesë, duhet të dërgoni fotot në adresën e-mail operazionecolomba.al@apg23.org me informacionet e mëposhtëm (pa këto të dhëna, regjistrimi nuk do pranohet):

  • Titulli i Fotografisë
  • Kategoria (specifikoni nëse jeni foto-amator, profesionist apo shoqatë vullnetare)
  • Mbiemri
  • Emri
  • Data e linde
  • Qyteti
  • Telefoni

Gjithashtu kopjoni tekstin e mëposhtëm:
Deklaroj që zotëroj pronësinë e të gjitha imazhet e dërguara dhe komponentët e tyre, vërtetoj saktësinë e informacionit të dhënë, pranoj në të gjitha pjesët e saj rregulloren e këtij konkursi  dhe autorizoj për përdorimin e plotë të imazheve të dërguar nga unë pa kompensim, në të tashmen dhe në të ardhmen, në të gjitha format e komunikimit të lejuar me ligj, duke mbajtur përgjegjësinë për përmbajtjen që ato kanë.
Nëse fotot paraqesin imazhet e njerëzve të njohur, me anë të kësaj rregullore, konsideroj të padëmshme shoqatën Operazione Colomba-Papa Xhovani XXIII për përdorimin e fotove.
Autorizoj shoqatën Operazione Colomba-Papa Xhovani XXIII për përpunimin e të dhënave  personale.

https://www.operazionecolomba.it/njepopullkundergjakmarrje/wp-content/uploads/2016/06/RREGULLORJA.pdf