Se shpirti prap jeton i lir…

E. është një djal i ri i cili që nga fëmijëria jeton i ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Fëmijërinë e tij ishte e përbërë nga  frika, ngujimi dhe izolimi; rinia e tij është në ekuilibër në mes frustrimit dhe të kërkuarit një rrugë të tretë mes vrasjes dhe rrezikut të jetë i vrarë. E. është duke ecur në këtë rrugë të tretë, edhe pse rruga do të jetë e gjatë. Më poshtë një shkresë që E. na ka dhuruar.


Isha femi i vogel dhe sa po vazhdoja te hecja ne rrugen time, me hapt e lumturis.
Qjelli isht blu!
kishte edhe shum drit.
Kisha ni deshir ni anderr apo nje qellim per ta arrit.
Por nje re ezez qjellin mbuloj, djellin ezdhuku, kishte nje termet, nuk po shifsha as edhe nje gje. me hupi edhe vemendja.
Nigjoja ni ze qe me therriste nga larg, edhe me thosht rri ktu!
Por pa prtmas. fillova te hapja syt qe te shikoj.
Kur po shifja vetn, ne nje dhom
qe kisht mur, mur, evetm mur.
Nuk po kuptoja se ku isha,
Edhe as se qfar po bej,
Veq doj te gjej ni der te dilja sa me shpejt nga aty.
Se kishte shum erresir qe po me friksonte.
ishte pikerisht ajo erresir qe kerkonte nje luft me mu.
Kerkoj ndihm por as kush nuk po me digjonte. ose u shtirshin si te shurdher.
Nat moment u merzita shum. u trishtova nga ajo erresir.
Por ajo nuk donte tja dinte per mu fare.
Vazhdoj te luftoj kunder mej edhe pse isha i vogel!
Ne ato mure pa fare drit.
ehh ishte pikerisht ajo erresir e pa shpirt qe po me shkatrronte qdo gje.
Ishte ajo qe me mori endrren.
Ishte ajo de me me vjelli deshiren.
Ishte ajo erresir e mallkuar qe largoj shoqerin.
po po ishte pikerisht kjo erresir qe po me shkatrronte familjen.
Ishte erresir e pa shpirt. do qe te me marr edhe jeten.
Por nga gjitha ato qe kisha me mbeti ni mik me emrin lotet e vetmis.
Koha po kalonte edhe nuk po kuptoja se qfar ishte duke ndollur.
Doja te kuptoja se qfar esht kjo erresir.
por pa pritmas gjta nje liber me pluher qe kishte shum vite aty.
Mu desht ta pastroja tkuptoja se qfar shkruhej aty.
Epash se ishte ni liber plak ishkruajtur nga nje burr fisnik. me emrin lek.
kuptova se ishte libri ti.
Qe kishte shkruar disa ligje,
Pikerisht ligjet e erresires.
vazhdova te lezoja ca rregulla ne ate liber me shum flet.
Edhe qdo rregull per ket erresir mu zemren po ma godet.
Nuk kisha durim doja ti lezoja shpejt eshpejt fundin.
Ne fleten e fundit kishte nje fraz te mir.
Gjith kto ligje ne ket liber jan veq per erresiren ,edhe ata qe don erresir.
Por ti vazhdo lufto per lirin.
E kuptova se qfar po me mungonte.
Vazhdova ta kerkoj ne qdo cep ne qdo koh apo ambjent.
Prap ka shum vite qe po kerkoj.
i lodhur, i deshperuar,
I vdekur shpirterisht pa nje varr.
Sme ka mbetur asgje vetem fryma e fundit.
Por prap luftoj kunder ksaj erresire.
Qe po don tma marr ket frym os jeten.
qe un te humbas ket luft.
Por ajo nuk din qe un nuk humbas kurr.
Ajo ende nuk me njef mir.
Le tmi marr tegjitha.le te vdes.
Se shpirti prap jeton i lir…

E. (foto Giovanni Cobianchi)