Shprehni një dëshirë! Dhe ashtu do ju shkoj viti! – 12 Janar 2016

Më 12 janar 2016, si çdo muaj, vullnetarët e Operazione Colomba-s kujtojnë viktimat e fenomenit të gjakmarrjes dhe gjithashtu përsërisin së bashku që duhet të ndërtuar pajtimi kombëtar.

Sot duam të inaugurojmë 2016 duke kujtuar manifestimet e vitit të kaluar dhe duke shkëmbyer urimet tona më të mira për një vit në emër të paqes.

Shprehni një dëshirë! Dhe ashtu do ju shkoj viti!

Ju presim pranë tryezës tonë për të shkëmbyer urimet. Do mundeni të shkruani një mesazh paqeje për të tjerët ndërsa ju mund të merrni një nga kartolinat me urimet për vitin e ri të shkruara nga vullnetarët dhe kalimtarët tjerë.
Kjo do të jetë urimi jonë për ju.

Merrni këtë dëshirë për paqe në shtëpinë tuaj dhe bashkëndani atë me të afërmit tuaj.   Përhapeni edhe ju shpresën për një të ardhme të paqes dhe të pajtimit në të gjithë Shqipërinë.
Sepse paqja fillon edhe nga ju!

Më 12 janar 2016, ju presim në orën 17.00 përball Hotel Colosseo për një gjest simbolik mbi paqen!