OPERAZIONE COLOMBA KËRKON MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË GJAKMARRJES

Operazione Colomba, Korpusi i Jodhunës dhe Paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vjen në dijeni nga shtypi shqipëtar për vrasjen e Indrit Pepas, 27 vjeçari i vrarë me datën 6 shtator 2018 në Mamurras në prefekturën e Kurbinit, për të hakmarrë plagosjen e Azis Markolës, kryer nga Pepa në 2013. Agron Markola, vëllai i Azis Markolës, kërkohet për vrasjen e Indrit Pepas.
Nga 2013, pas atentatit kundër Azis Markolës, i cili përfundoi me plagosjen e tij në këmbë, familja e Indrit Pepas jeton e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Për më tepër, në vitin 2015, Indrit Pepa shkoi në Gjermani si azilkërkues, duke deklaruar se në Shqipëri rrezikonte jetën. Sipas burimeve shqiptare, “pas një viti e gjysmë viktima u riatdhesua”. Në fakt, për shtetin gjerman, Shqipëria është një vend i sigurt.
Prillin e kaluar, pas vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë, Operazione Colomba denoncoi mungesën e mbrojtjes për njerëzit dhe familjet në gjakmarrje. Pas vrasjes së Indrit Pepas, Operazione Colomba rinovon shqetësimin e saj në lidhje me mosarritjen e miratimit të masave kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur dhe garantuar të drejtën e jetës për njerëzit të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes.
Operazione Colomba rinovon thirrjen e saj institucioneve shtetërore për t’u angazhuar për të eliminuar fenomenin dhe për të mbrojtur viktimat e gjakmarrjes.