Home

Një popull ecën kundër gjakmarrjes

Dhjetë vjet më parë përfundoi në Tiranë Marshi Ndërkombëtar për Paqe “Një Popull Lëviz Për Paqen, Kundër Gjakmarrjes” në Shqipëri, organizuar nga #OperazioneColomba së bashku me shoqërinë civile shqiptare.
Në ato ditë Sara shkruante:

Dhjetra autoritete lokale na mirëpritën dhe na dëgjuan. Ne takuam qindra njerëz gjatë marshimit, u lamë mesazhe paqeje, pajtimi, shprese. Kam përjetuar një Pëllumb që jeton dhe duke jetuar të jep jetë. Ai jeton duke zgjedhur jo vetëm të jetojë me ata që janë të detyruar të konfliktohen, por për ta vihet në lëvizje, është energjia krijuese ajo që herë krijon hapësirë, herë trampolinë, herë tjetër alternativë konkrete. Udhëtuam nëpër Shqipërinë veriore, si italianë, duke thënë se ishim atje për paqen për popullin shqiptar, për të propozuar faljen si alternativë ndaj hakmarrjes së gjakut. Kjo lëvizje, së bashku me angazhimin konkret të kërkuar nga institucionet dhe historitë e treguara për popujt e tjerë të guximshëm, është krijuese e jetës. Fytyrat e atyre që na takonin ishin herë skeptike, herë të tjera kurioze, shumëkush ndryshonte shprehjen në një buzëqeshje vendimtare, si për të na thënë “ja ku jeni, prisnim një alternativë, që dhunës t’i vihej një emër specifik”. Edhe një herë zbuloj atë prani modeste, atë qëndrim pranë meje që gjeneron lëvizje: frika zvogëlohet dhe shpresa rritet. Lëvizje të vogla që gjenerojnë ndryshime të mëdha.

Edhe gjatë pandemisë #Covid19, hakmarrja nuk qetësohet.

Edhe gjatë pandemisë Covid-19, hakmarrja nuk qetësohet. Në Shqipëri, vetëm këtë muaj, tre burra u vranë për çështje që lidhen me konfliktet e kaluara. Në vitin 2012, gjatë një manifestimi kundër gjakmarrjes, vullnetarët e Operazione Colomba-s në mënyrë metaforike e krahasuan këtë fenomen me një virus pasi mentaliteti nga i cili buron mund të përhapet me shpejtësi dhe mund të shkaktojë një gjurmë të pafundmë vdekjeje.

(më tepër…)

Mbyllia e pranisë së Operazione Colomba-s në Shqipëri

Pas 10 vjetësh aktiviteti jo të dhunshëm, Operazione Colomba po përgatitet të mbyllë praninë e saj në Shqipëri.
Ky vendim, i aspak lehtë, është rezultat i konsideratave dhe vëzhgimeve të kujdesshme që janë bërë duke konsideruar rezultatet pozitive të arritura në këto vite të projektit dhe duke vlerësuar përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të njohura dhe të ndjekura nga Operazione Colomba. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – dhjetor 2019

Situata sot
Në dhjetor fatkeqësisht dridhje sizmike, të ashtuquajturat tufë tërmetesh, vazhduan edhe pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit. Komisioni Evropian ka njoftuar se një konferencë ndërkombëtare e donatorëve nga vendet anëtare të BE-së për rindërtimin e vendit do të mbahet në janar. Në përgjithësi, dëmet vlerësohen në rreth 14,000 ndërtesa, të cilat kanë lënë 13,000 njerëz të pastrehë. Ndërkohë, verifikimi i kushteve të sigurisë së shtëpive vazhdon, megjithëse shumë familje në zonat më të izoluara ankohen për mungesën e institucioneve që ende nuk kanë interesuar. Nga programi satirik “Fiks Fare” u raportua një rast i veçantë në Thumanë, epiqendra e tërmetit, ku pak shtëpi mbetën të paprekura. Një familje me 7 fëmijë jeton në oborrin e shtëpisë në kushte të vështira, pa qasje në shërbimet e strehimit të ofruara nga Shteti, pasi ajo është e përfshirë në një gjakmarrje dhe për këtë arsye ka frikë të jetojë me bashkëqytetarët e tjerë për arsye sigurie. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – nëntor 2019

Situata sot
Në nëntor, për fat të mirë, nuk kemi gjetur asnjë rast të lidhur me fenomenin e gjakmarrjes. Sidoqoftë, në fillim të muajit emisioni televiziv “Fiks fare” pati një rezonancë të madhe në media, tregonte një njeri gati të niset për Gjermani me autobus për të kërkuar azil për arsye të gjakmarrjes. Pasagjeri i panjohshëm nga Lezha deklaron se duhet të paguante shuma të madhe prokurorisë, gjyqtarëve dhe një shoqatës që merret me pajtimin për të marrë dokumentet që dëshmojnë statusin e tij si viktimë e njohur e fenomenit të gjakmarrjes.
Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një dridhje e tmerrshme sizmike me përmasë 6.4 në shkallën Richter, e cila shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 750 të plagosur. (më tepër…)