Home

N/S OPERAZIONE COLOMBA KËRKON MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË GJAKMARRJES

Njoftim për shtyp – Operazione Colomba, Korpusi i Jodhunës dhe Paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vjen në dijeni nga shtypi kombëtare shqipëtar dhe ndërkombetare për vrasjen e Mario Majollarit, 28¬vjeçari shqipëtar i vrarë më datën 10 prill 2018 në Tiranë, për të hakmarr vrasjen e Ilir Gjuzit, vrasje e kryer nga babai i Mario Majollarit në vitin 2000. Kastriot Gjuzi, vëllai i Ilir Gjuzit, është shpallur në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit.

Në vitin 2014, gjatë arrestimit të babait të arratisur, Mario Majollari kishte ikur në Suedi për të kërkuar azil, sepse kishte frikë se mos e vrisnin për gjakmarrje; por azili ju refuzua. Nga arsyet e mohimit, shtypi suedeze thotë se vendimi i Gjykatës u bazua mbi informacionet e përcjella nga Shqipëria, duke bërë që trupat gjyqësor të arrinin në përfundimin se, pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojte për konfliktet e gjakmarrjes.

Operazione Colomba shprehet e shqetësuar për mungesën e mbrotjes për personat dhe familjet që janë në hakmarrje dhe gjakmarrje, si shkruan edhe në raportin e saj të publikuar në muajin Mars, shpreson që institucionet kombëtare të ndërgjegjësohen dhe të angazhohen për të eliminuar këtë fenomen dhe për të mbrojtur viktimat e tij.

10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Me datën 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, kemi rifilluar të manifestojmë në qendër të Shkodrës.

Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Për disa njerëz, ky parim është ashtu si të shikosh një qiell plotë yje. Për kundrazi, për viktimat e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është normale të shikosh të drejtat e tyre të shkelura çdo ditë.

BBC: Fëmijët e bllokuar nga gjakmarrja e Shqipërisë

bbc albaniaBBC gjithashtu merret me fenomenin i gjakmarrjes. Eshtë rëndësishëm të tregosh ky fenomen, të informosh dhe të bësh presion institucionëve, me qëllim që bashkëpunojnë me shoqerin civile për të eliminuar këtë plagë nga Shqipëria. Vullnetaret e Operazione Colomba mbështesin familjet e përfshira dhe përpiqen të bashkëpunojë me institucionet për këtë ndryshim.

Lexoni artikullin në anglisht në faqen e internetit të BBC.