Home

Takim publik: “Heroi i vertete është ai që fal, jo ai që vret”

Ka filluar dje në Shkodër eventi i shoqates OperazioneColomba me titullin “Te lidhim besen per…pajtim!” Hapja ka filluar dje në Shkodër dhe do të përfundojë në Vlorë në Nëntor. Dje ishte një debat publik me titullin “Heroi i vërtetë eshte ai qe fal, jo ai që vret.” Folësit e takimit ishin Ati Gianfranco Testa, Tonin Cobani dhe Loreta Tomaj.

Fillimi i tryezes se rrumbullaket
Takim publik (më tepër…)

Programi e Shkodres 19-20-21 maj 2016

Eventi 2016 “Të lidhim besën për… pajtim!”
Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën).

Programi e Shkodres 19-20-21 maj 2016

E Enjte, 19 maj 2016:

16:30
Hapja e eventit në pedonalen e Shkodres Kolë Idromeno
Takim publik:
“Heroi i vertete është ai që fal, jo ai që vret” me z. Gianfranco Testa, z. Tonin Çobani, znj. Loreta Tomaj

18:30
Shfaqja e filmit Falja e Gjakut
qendrën rinore ARKA me prezencën e protagonistes Sindi Laçej
Programi e Shkodres

E Premte, 20 maj 2016:

10:30
Tryezë e rrumbullakët me institucionet dhe prezantimi i Dokumentit mbi angazhimin në luftën dhe parandalimin e fenomenit të hakmarrjes dhe të gjakmarrjes si dhe në promovimin e një kulture paqeje dhe të pajtimit tek Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi”

E Shtune, 21 maj 2016:

15:00
Laborator Grafiti pranë lulishtes në rr. Hasan Riza Pasha
18:00
Inaugurimi i grafitit
19:00
Mbyllje dhe mbrëmje muzikore pranë qendrës rinore ARKA

Konferenca për shtyp “Të lidhim besën për… pajtim!”

Konferenca për shtyp Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!

17/05/2016 në oren 11.00

Konferenca për shtyp me përfaqësues të eventit “Të lidhim besën për… pajtim!” organizuar nga Operazione Colomba

Konferenca

Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!
Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën).

Datat e parashikuara janë:

Shkodër: 19-20-21 maj 2016;
Tiranë: 29-30 shtator e 1 tetor 2016;
Vlorë: 24-25-26 nëntor 2016.

DEKLARATË PËR SHTYP: dënim fenomenit të gjakmarrjes dhe apel drejtësisë të shtetit

Apel drejtësisë të shtetit

Operazione Colomba, Korpusi jo i dhunshem i paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vë në dukje dënimin e Lazer Qukaj me 21 vjet burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Nik Prroj dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Kole dhe Marie Qukaj.

Operazione Colomba njeh përkushtimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi dhe kërkon që edhe ata që janë përgjegjës për vrasjen e Marie dhe Kolë Qukaj të sillen para drejtësisë.

Gjakmarrja është praktikuar shpesh si një formë e drejtësisë private në rastet kur drejtësia e shtetit nuk ka arritur qëllimin e saj. Për këtë arsye kërkon që drejtësia të vihet në vënd në mënyrë që të ndërprehen armiqësitë ndërmjet familjes Qukaj dhe familjes Prroj. (më tepër…)

Të lidhim besën për… pajtim!

Të lidhim besën për… pajtim!Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!

Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën). (më tepër…)