Home

Rrëzo të gjithë birilat dhe fito me pajtimin! – 12 mars 2016

Rrëzo të gjithë birilat dhe fito me pajtimin!

 

Si çdo muaj, sot më 12 Mars 2016, vullnetarët e shoqatës Operazione Colomba përkujtojnë viktimat e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Në këtë ditë, duam të përsërisim me zë të lartë rëndësinë e faljes si dhe fuqinë dhe vlerën e shtrenjtë të jetës. Sot me anë të lojës bowling do ju japim mundësinë të çliroheni nga ndenjat tuaja negative.

Rrëzoni të gjithë birilat dhe fitoni me pajtimin! (më tepër…)

Raste gjakmarrje Dhjetor 2015

Raste gjakmarrje Dhjetor 2015Raste gjakmarrje Dhjetor 2015

Në fillim të dhjetorit, vëmendja e mediave shqiptare është fokusuar ne konfliktin politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Protesta është “ndezur” në Tiranë, më 8 dhjetor. Në hijen e këtyre ngjarjeve vazhdon fenomeni i gjakmarrjes, paralelisht me përpjekjet për të luftuar atë. Në deklaratën e Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut është cituar rezola e parlamentit për krijimin e Këshillit Koordinues kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Përsa i përket rasteve të lidhura me gjakmarrjen në dhjetor të vitit 2015, nga konsultimi i gazetave lokale evidentohen katër raste të reja në lidhje me fenomenin. Faqet e internetit te një gazete shqiptari dhe nje italiane japin lajmin e dy ngjarjeve konfliktuale nga nje kohe e gjate.

Për më tepër, nënvizohet iniciativa e televizionit Star Plus TV Shkodër që adreson çështjen duke intervistuar vullnetarët e Operazione Colomba-s. Së fundi, revista Saras boton një përmbledhje të shkurtër të romanit te Ismail Kadares Prilli i Thyer, i cili adreson çështjen e gjakmarrjes.

Raporti i Fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”

Raporti i fushatesRaporti i fushatës

Pas mbylljes së fushatës Një Popull kundër Gjakmarrjes, Operazione Colomba paraqet dokumentin përfundimtar të prodhuar në bazë të të dhënave të mbledhura nga kryetarët me përgjigjet e kandidatëve dhe pastaj edhe të kryetarëve të sapozgjedhur mbi pyetësorin mbi fenomenin e gjakmarrjes. Fushata 2015 “Një popull kundër gjakmarrjes” është në vazhdimësi me aktivitet ndërgjegjësuese në shkallë kombëtare të realizuar në vitet e mëparshme. (më tepër…)

Nje ditë më shumë për të falur dhe të kërkuar falje! – Shkurt 2016

Si çdo datë 12 të çdo muaji, edhe në shkurt jemi në pedonalen e Shkodrës për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Jemi atje edhe të manifestojmë nevojën që të arrijmë së bashku Pajtimin Kombëtar.

Shkurti është muaji i dashurisë. Por këtë vit ka edhe një ditë më shumë. Një ditë që të shfrytëzohen për të bërë një vepër të mirë: si ta zësh kohën e një dite më shumë? Si të sigurohesh që mund të lësh shenjë në zemrën e dikujt? Ne kemi një ide:

Një ditë më shumë për të falur dhe për të kërkuar falje!

Eja në tryezën tonë të zgjedhësh një ditë në kalendar gjatë të cilit të bësh një vepër të mirë. Lër një sugjerim në faqen e ditës 29 shkurt dhe merr në këmbim suvenirin tonë të dashurisë. Mbajeni atë, në mënyrë që ai të mund t’ju kujtojë se çdo ditë është një ditë e mirë për të falur dhe për t’u afruar edhe njëherë me dikënd. Bëni që harmonia të zëvendësojë urrejtjen dhe pakënaqësinë me nje shok të vjetër, një të afërm, një fqinj apo një të njohur.

Më 12 shkurt 2016, ju presim në orën 17.00 përballë Hotel Colosseo për një gjest simbolik mbi paqen!

Sepse paqja fillon edhe nga ju!

Shprehni një dëshirë! Dhe ashtu do ju shkoj viti! – 12 Janar 2016

Më 12 janar 2016, si çdo muaj, vullnetarët e Operazione Colomba-s kujtojnë viktimat e fenomenit të gjakmarrjes dhe gjithashtu përsërisin së bashku që duhet të ndërtuar pajtimi kombëtar.

Sot duam të inaugurojmë 2016 duke kujtuar manifestimet e vitit të kaluar dhe duke shkëmbyer urimet tona më të mira për një vit në emër të paqes. (më tepër…)