Home

Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Shtator 2015

Situata aktuale

Muaji Shtator është hapur me një rast që përfshin një anetar të politikes në një episod të  dhune midis fiseve rivale: Deputetit Armando Prenga , i akuzuar per plagosjen e nje personi më arme zjarri gjatë  një konflikti midis fiseve rivalë .Motivi i konfliktit është dhenia e një kontrate për shfrytezim të Lagunes se Patokut në Laç .Për me tepër, nga monotirimi i çështjeve të kronikes se zezë  vezhgohen disa raste hakmarrjeje. Është e rëndësishme te  raportohet ngjarja më 16 shtator në Bathore, një fshat afër Tiranës. Milazim Shehu ,nje baba i familjes ,është vrare  për një konflikt te lidhur me pronesine ,i cili ka pohuar dy viktima në 2012. Me rendesi është apeli  i pa dëgjuar nga njëra nga palet në konflikt I derguar para gjakderdhjes, ish-kryeministrit Sali Berisha duke i kërkuar ndërhyjë”, per te krijuar vendime konkrete, për të shmangur Kanunin”(http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/09/18/vritet-nga-kusheriri-me-12-goditje-thike-inspektori-i-ikmt-se/).

Dritën e Paqës e të Pajtimit! – 12 Nentor 2015

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Si çdo muaj, me 12 nentor u mbajt në zonen pedonale të Shkodrës manifestimi i zakonshem kunder gjakmarrjës dhe hakmarrjes. Në muajin ku kujtohet pavarsia e Shqipërise, Vullnetarët e Operazione Colombes kanë nderuar këtë pervjëtore duke ftuar kalimtarët  të ndriçonin të gjithë se bashku Shqipërine më zgjedhjet e tyre paqesore. Në të vertetë, gjesti simbolik i propozuar konsistonte me ndezjën e një qiriri në nje gotë të ngjyrosur dhe duke e vendosur brenda hartes gjeografike të Shqipërise që ishte e vendosur në toke. (më tepër…)

Bëhu drita e paqes! – Manifestimi 12 nentor 2015

Bëhu drita e paqes

Bëhu drita e paqes!

Më 12 nëntor, 2015, Operazione Colomba është këtu (Shkodër) për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe që të themi me zë të lartë që duhet të arrijmë pajtimin kombëtar.

Në muajin kur ne kujtojmë Pavarësinë e Shqipërisë, ne gjithashtu duam të nderojmë këtë përvjetor të rëndësishëm duke u përpjekur, së bashku, për të ndriçuar Shqipërinë me zgjedhjet tona të Paqes. (më tepër…)

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Shijak mbi fenomenin e gjakamarrjes

Le risposte del sindaco di ShijakNe vazhdojmë me publikimin e letrave që kryetarët e bashkive shqiptare kanë dërguar si përgjigje ndaj pyetësorit të përgatitur nga ne vullnetarët e Operazione Colomba-s në kuadër të fushatës “një populli kundër gjakmarrjes.” Fushata, dhe pyetësori më të cilën ajo lidhet, u konceptua me qëllim sensibilizimin e institucioneve shqiptare për fenomenin e gjakmarrjes, plaga për fat të keq është ende gjallë dhe rrënjosur. Sot ju paraqesim përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Shijak, Ardian Kokomani.

(më tepër…)

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec mbi fenomenin e gjakamarrjes

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec Sot ju publikojmë përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, në lidhje me pyetësorin e përgatitur nga vullnetarët e Operazione Colomba-s që i drejtohet të gjithë kryetarëve në kuadër të fushatës “një populli kundër gjakmarrjes“. Edhe pse fushata ka përfunduar, ne vazhdojmë të publikojë të gjitha përgjigjet, duke përfshirë edhe atë të Majlinda Bufit, e cila ka mberritur pas përfundimit të fushatës.

(më tepër…)