Home

Hyrje e Fushatës 2015

Campagna 2015

Operazione Colomba vepron në Shqipëri prej vitit 2010 për të dhënë ndihmesën e vet në tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”. Për ta arritur këtë objektiv, vullnetarët e Operazione Colomba-s çojnë përpara shumë strategji jo të dhunshme, ndër të cilat:

  • Rrugëtime faljeje dhe pajtimi mes familjeve në konflikt.
  • Sensibilizime të shoqërisë civile nëpërmjet manifestimeve dhe ngjarjeve të ndryshme për të përhapur një kulturë të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.
  • Sensibilizimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare me qëllim që të marrin masa të efektshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.

(më tepër…)

Letra e bashkëngjitura pyetësorit mbi fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”

Shumë i/e nderuar kandidat/e,

me këtë letër Operazione Colomba, Korpusi Jo i Dhunshëm i Paqes së Komunitetit Papa Gjoni XXIII, dëshiron t’ju paraqesë një pyetësor në lidhje me fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”, duke iu referuar në mënyrë të veçantë ndërhyrjes suaj në zonën ku jeni kandidat/e për zgjedhjet e ardhshme lokale.

(më tepër…)