Home

NJOFTIM PËR SHTYP – Gjakmarrja: Operazione Colomba, gjakmarrja është ende një realitet në Shqipëri

Operazione Colomba“Fenomeni i gjakmarrjes është për fat të keq ende një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm në disa zona të Shqipërisë. Jo vetëm që Bashkimi Evropian, por edhe vetë institucionet shqiptare e kanë njohur ekzistencën e fenomenit” është ajo që deklaron Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII në lidhje me intervistën e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm shqiptar në shfaqjen televizive italiane Le Iene.

“Fenomeni shkel të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë, para së gjithash, të drejtën për jetë dhe si pasojë e saj është edhe problemi i ngujimit. Për të çrrënjosur këtë problem – vazhdon deklaratën – është e nevojshme të garantohet siguria e dënimit, pasi mungesa e tij mund të kontribuojë në përdorimin e gjakmarrjes si një formë vetëgjyqësie”.

Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII, është i pranishëm në Shqipëri nga viti 2010 për të luftuar kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Operazione Colomba punon nëpërmjet pranisë së përhershme të vullnetarëve që vizitojnë çdo ditë njerëzit e përfshirë në këtë plagë sociale, duke i mbështetur ato dhe duke zbatuar rrugët e ndërmjetësimit dhe të pajtimit midis palëve të përfshira në hakmarrje dhe gjakmarrje.

Duke iu referuar emisionit “Le Iene”, transmetuar në rrjetet Mediaset më 10 shkurt 2019, Operazione Colomba raporton më poshtë disa fjalë të Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Hilë Lushaku: “Aktualisht nuk ekziston ky fenomen […] gjakmarrja është produkt i disa shoqatave për të siguruar fonde […] Është një fenomen që tani ka kaluar, i cili është duke u zmadhuar jashtë vendit, për të krijuar probleme për Shqipërinë […] Ekspertët tanë janë duke konsideruar për të shqyrtuar nene në lidhje me gjakmarrjen dhe për ta hequr atë nga Kodi Penal Shqiptar”.

Në këtë drejtim, Operazione Colomba thotë se: (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Janar 2019

Situata sot
Me 17 janar, në Korçë (Shqipëri jugore), një burrë u vra pas një grindjeje pёr motive tё dobёta. Vrasësi, pas grindjes, shkoi në shtëpinë e tij, ku mori armë gjahu me të cilën ai qëlloi viktimën.
Më 24 janar, një tridhjetë e një vjeçar vrau dashnorin e motrës së tij. Gazetat raportojnë se vrasja është kryer me qëllim ruajtjen e nderit të familjes.
Ngjarja mё e rёndё e janarit ndodhi në fund të muajit në Tiranë, kur një burrë u vra për një gjakmarrje të mundshme. Ai ishte akuzuar për një vrasje disa vite më parë, por mё pas u lirua për mungesë provash. Në vitin 1997 dhe 2010, edhe dy prej tre vëllezërve të tij ishin vrarë dhe që nga ajo kohë ai jetonte i ngujuar dhe rrallë largohej nga shtëpia. Tё njëjtin qёndrim mban tani edhe vëllai i katërt, i vetmi, që mbetet gjallë. (më tepër…)

Gjakmarrja në TV italiane

Në ditët e kaluara,edhe në Itali, është folur për gjakmarrjen. Operazione Colomba nuk do të hyj në meritat e përmbajtjes së raportit të emisionit “Le Iene” por dëshiron të përfitoj nga rasti për t’u apeluar institucioneve dhe shoqëris civile në mënyrë që të gjejnë zgjidhje urgjente për këtë plagë shoqërore. Prej vitesh vullnetarët e Operazione Colomba-s dhe disa shoqata vëndase kërkojnë aplikimin e ligjit nr. 9389 datë 4/5/2005 që parashikon krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes. Në këtë drejtim për të vazhduar nderdjesimin kundër këtij fenomeni Operazione Colomba u kërkon të gjithve të marrin pjesë në fushatën “KundërGjakmarrjes” e cila promovon përdorimin e drejtësisë restauruese dhe të praktikave jo të dhunshme për të kundërshtuar këtë fenomen.

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Dhjetor 2018

Situata sot
Më 4 dhjetor një rast hakmarrjeje përfundoi me plagosjen e një personi. Viktima kishte marrë peng kushëririn i sulmuesit të tij një muaj më parë.
Në fund të muajit, një vajzë 17-vjeçare u vra në Tiranë dhe i dashuri i saj u plagos rëndë. Duket se motivet janë xhelozia e një pretenduesi tjetër të gruas së re, të cilin më përpara e kishte qëlluar me një shuplakë djali që pastaj ai ka plagosur.
Përveç kësaj, këtë muaj, një 39- vjeçar u vra në Topojan, në Dibër, nga ish-vjehrri i tij, me të cilin kishte qenë në konflikt që kur ishte lënë nga gruaja e tij. Pas një grindjeje, viktima plagosi një mik të ish-vjehrrit me një thikë dhe kërcënoi familjen e tij, i cili – sipas tij për vetëmbrojtje – e goditi atë në kokë me një dru, duke e vrarë atë.
Për të shmangur gjakmarrjen nga familja e viktimës, policia po ruan shtëpinë e vrasësit. (më tepër…)