Home

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Nëntor 2018

Situata sot

Në fillim të muajit, në Kumanovë (Maqedoni), një përleshje midis anëtarëve të dy familjeve çoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Më 9 nëntor, kryebashkiaku i qytetit të vogël të Kotë, në Shqipërinë jugore, u vra pas një grindje me një militant nga partia e kundërt. Menjëherë pas diskutimit, vrasësi shkoi të merrte armën në makinë dhe më pas u kthye për të qëlluar viktimën.
Përveç kësaj, disa luftime u zhvilluan në pjesë të ndryshme të vendit, gjë që çoi në dëmtimin e disa shtetasve shqiptarë. (më tepër…)

Kundër Gjakmarrjes – Fushata 2018/2019

Mё 10 dhjetor 2018, Operazione Colomba fillon fushatёn “Kundër Gjakmarrjes” pёr tё sensibilizuar shoqёrinё civile mbi çrrёnjosjen e fenomenit tё gjakmarrjes. E dinit qё presioni shoqёror ёshtё nё gjendje tё shtyjё njё familje tё tёrё, tё pёrfshirё nё njё gjakmarrje, tё hakmerret? Nёse tё afёrmit, fqinjёt, shokёt e shkollёs, kolegёt e punёs, miqtё tё thonё qё nuk je burrё, nёse nuk hakmerresh, ёshtё e vёshtirё t’i rezistosh trysninsё, nga frika e humbjes sё respektit tё shoqёrisё. Gjakmarrja sjell plagosje, vrasje, ngujim, u heq jetёn, shkollёn, shёndetin dhe punёn burrave, grave dhe fёmijёve. Kur fillon aktivizon cikle dhune pa fund, duke shkatёrruar tё ardhmen e shumё familjeve. Dhe mund t’i godasё tё gjithё: edhe ty!

Ҫfarё mund tё bёsh ti?

Na ndihmo t’i themi Lamtumirё gjakmarrjes!
Shkarko dhe vendose kёtё adeziv nё makinёn tёnde, nё biçikletёn tёnde, nё motorin tёnd, në çantën shpine tuaj e shkollës, nё pjesёn e jashtme tё shtёpisё tёnde ose tё aktivitetit tёnd, dhe bashkёndaje nё rrjetet e tua sociale kёtё nismё.

Me kёtё gjest do ta bёsh fushatёn tё dukshme dhe do tё angazhohesh tё ushtrosh trysni derisa ai qё ёshtё i pёrfshirё nё njё konflikt tё heqё dorё nga hakmarrja. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Tetor 2018

Situata sot

Fatkeqësisht, në muajin Tetor ka pasur shumë raste dhune që kanë çuar në plagosjen e disa njerëzve dhe, në disa raste, edhe në vdekjen e tyre. Një ish kryetar fshati nga zona e Burrelit u ka gjuajtur disa burrave pas një zënkë në klub, duke vrarë dy punëtorë të bashkisë  dhe një burrë tjetër. Familja e fajtorit deklaroj se ndjen shumë turp për këtë gjest dhe se janë larguar nga fshati për frikë të hakmarrjes.
Në fund të muajit, në periferi të Tiranës, një burrë është përpjekur të hakmarrë vrasjen e dy vëllezërve të tij, e cila ka ndodhur në vitin 2014. Sipas policisë, fajtori vrau vëllanë e vrasësit të vëllezërve të tij dhe tani është arratisur. Ky akt i drejtësisë private u krye kundrejtë një të pafajshmi pavarësisht se vrasësi eshtë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në vitin 2014.

Këtë muaj, është regjistruar një rast i ngjashëm me këtë të fundit, i cili përfundoi me arrestimin e të arratisurit. Sipas burimeve, në vitin 2014 i arratisuri ishte përpjekur të hakmerrte vdekjen e vëllait të tij, të vrarë në vitin 2011 në zonën malore të Dukagjinit. (më tepër…)