Home

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Maj 2018

muralesSituata sot

Në muajin Maj, përveç disa vrasjeve për arsye të dobëta ose për konflikte pronash, ndodhi një rast i rëndë që vë në dukje diskriminimin e pakicave etnike në vend, si edhe nivelin e ulët të besimit të qytetarëve në drejtësi. Një djalë me origjinë rome vdiq në Korçë, në Komisariatin e Policisë, në paraburgim. Policia deklaroi se vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa familja e viktimës akuzon policinë per vdekjen e tij, për shkak të etnisë. Familja ka deklaruar publikisht se, nëse Shteti nuk do të dënojë fajtorët, do të bëjë vetgjyqësi.

Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët

Vullnetarët në fillim të muajit kanë udhëtuar drejt Tropojës për t’u qëndruar pranë familjeve në gjakmarrje. Me një prej tyre, në mënyrë të veçantë, jemi duke bërë një punë të rëndësishme për qasjen në drejtësi, për të kuptuar përse vrasësi i të afërmit të tyre është liruar nga burgu pasi ka shlyer vetëm disa vite dënimi. Falë bashkëpunimit me avokatin tonë, tani dimë se familja duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit. E konsiderojmë një vendim të rëndësishëm dhe e mbështesim në mënyrë jetike zgjedhjen e familjes për të ndjekur rrugën ligjore sepse kjo i largon nga gjakmarrja. Gjithashtu kjo zgjedhje përforcon vullnetin e familjes për të falur vrasësin. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri

albania report aprileSituata sot

Fatkeqësisht muaji Prill filloj me një vrasje që ndodhi në periferi të Shkodrës, për një sherr për arsye të dobëta midis dy shokëve në një bar. Nga mesi i muajit një djalë 28-vjeçar u vra në qëndër të Tiranës, në mes të ditës, për t’u hakmarrë për një vrasje të kryer nga babai i tij në vitin 2000. Ky rast ka tronditur shumë opinionin publik shqiptar. Operazione Colomba mendon se ky rast është shumë i rëndë, sepse viktima ka kërkuar azil politik në Suedi në vitin 2014, por i është mohuar për shkak se Shteti Shqiptar ka deklaruar se është në gjendje të mbrojë personat në rrezik vdekje për arsye që lidhen me gjakmarrjen. Prandaj, vullnetarët kanë lëshuar një Njoftim për Shtyp duke u bërë thirrje Institucioneve për një mbrojtjen efektive të viktimave të këtij fenomeni. Në fund të muajit, gjatë një grabitje, dy djem kanë vrarë një burrë dhe plagosur rëndë gruan e tij. (më tepër…)

Avokati i Popullit publikon raportin tonë trevjeçar

Avokati_i_Popullit.svgFalenderojmë Insititucionin e Avokatit të Popullit që ka publikuar në faqen e tij të internetit avokatipopullit.gov.al Raportin tonë trevjeçar “Dokument i përshkrimit të fenomenit ‘hakmarrja’ e ‘gjakmarrja’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare -botimi III- “. Për ne, bashkpunimi me këtë institiucion është thelbësore për të mbrojtur të drejtat themelore të njerëzve të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.

Raporti është në dispozicion këtu në gjuhën shqipe

Komisioni Europian publikon dokumentin e punës për Shqipërinë

European-CommissionMë datën 17 prill 2018 Komisioni Evropian ka publikuar një dokument mbi punën në Shqipëri para se të rekomandoj publikisht hapjen e negociatave për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Me gjithë progresin e Shqipëris përgjat rrugës Evropiane, në lidhje me të drejtën për jetën, dhe në veçanti në kontrast me fenomenin e gjakmarrjes, Komisioni Evropian thekson në faqen 26 se rezolutat dhe rekomandimet e miratuara në të kaluarën ende kërkojnë zbatim.

Lexoni raportin

Raporti trevjeçar mbi fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri

report per sitoMë 21 mars në Shkodër dhe më 27 mars në Tiranë,Operazione Colomba ka prezantuar “Dokument i përshkrimit të fenomenit ‘hakmarrja’ dhe ‘gjakmarrja’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare e ndërkombëtare – botimi III”. Ky dokument fotografon fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes,mundohet të bëjë presion mbi institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare,për një angazhim më të madhë për të tejkaluar fenomenin që vazhdon të vrasë dhe të mbjellë vuajtje në popullin shqiptar.

Lexoni raportin këtu