Tag Archive: Avokati i popullit

Tryezë e rrumbullakët me institucionet

Tryezë e rrumbullakët me institucionet dhe prezantimi i Dokumentit mbi angazhimin në luftën dhe parandalimin e fenomenit të hakmarrjes dhe të gjakmarrjes si dhe në promovimin e një kulture paqeje dhe të pajtimit tek Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi

Tryezë e rrumbullakët me institucionet

Me qëllim të:
realizojmë një veprimtari të përbashkët dhe të koordinojmë përpjekjet në luftën kundër fenomenit të hakmarrjes dhe të gjakmarrjes dhe të pasojave të tij në të gjithë territorin e Shqipërisë;
mbrojmë dhe të garantojmë të drejtën themelore kushtetuese më të rëndësishme të njeriut, atë të jetës, si edhe të promovojmë një kulturë paqeje dhe të pajtimit

Këtu mund të shkarkoni pdf e dokumentit

Video: Tryezë e rrumbullakët me institucionet 20 Maj 2016

Tryezë e rrumbullakët

Të lidhim besën për… pajtim!

Të lidhim besën për… pajtim!Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!

Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën). (më tepër…)

Prezantimi i raportit të dytë të Avokatit të Popullit

Prezantimi i raportit të dytë të Avokatit të Popullit

Operazione Colomba merr pjesë dhe mbështet punën e Avokatit të Popullit Igli Totozani. Me 4 Mars 2016, mori pjesë në prezantimin e raportit të dytë mbi fenomenin e gjakmarrjes, duke riafirmuar institucioneve të pranishme dhe shoqërisë civile rëndësinë për të bashkëpunuar për eliminimin e këtij fenomeni; në veçanti, tërhoqi të pranishmit për të rifilluar punën e komitetit lokal ndërinstitucional, i ndërprerë një vit më parë.

(më tepër…)