Tag Archive: Nje popull Kunder Gjakmarrjes

Bëhu drita e paqes! – Manifestimi 12 nentor 2015

Bëhu drita e paqes

Bëhu drita e paqes!

Më 12 nëntor, 2015, Operazione Colomba është këtu (Shkodër) për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe që të themi me zë të lartë që duhet të arrijmë pajtimin kombëtar.

Në muajin kur ne kujtojmë Pavarësinë e Shqipërisë, ne gjithashtu duam të nderojmë këtë përvjetor të rëndësishëm duke u përpjekur, së bashku, për të ndriçuar Shqipërinë me zgjedhjet tona të Paqes. (më tepër…)

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë ShkodërSot ju paraqesim përgjigjet e kryetares stë Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi. Siç dihet, Shkodra është një nga qytetet më të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes dhe kjo është arsyeja përse Operazione Colomba mbanë një prani konstante në zonën që nga fillimi i projektit. Për këtë arsye, vullnetarët tonë kanë qenë shumë në pritje të përgjigjeve të Kryetares. Duke mos dashur të presin në mënyrë pasive ardhjen e përgjigjeve që ndoshta kurrë nuk do të kishin mberritur, vullneratët kanë kerkuar nje takim direkt me kryetaren e bashkisë. Me këtë rast, kanë arritur një takim me Këshilltarin e Shërbimeve Sociale zt. Filip Vila, i shoqëruar nga kryetarja  shërbimeve sociale, znj. Rudina Kruja. Përgjigjet e formularit janë rezultati i këtij takim të frytshëm. (më tepër…)

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit mbi fenomenin e Gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit

Në ditët e fundit të fushatës “Një popull kundër Gjakmarrjes “, i cili përfundoj me 30 shtator vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë marrë shumë letra dhe përgjigje nga kryebashkiakët e sapozgjedhur, përfituesit e pyetësorit të përgatitur nga vullnetarët për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të vënë presion mbi institucionet në një përpjekje për të penguar fenomenin e gjakmarrjes , një plagë që vazhdon të lëndoj të gjithë vendin. Publikojmë përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Qemal Kapri. Këtu, si gjithmonë, ju mund të gjeni pyetjet e pyetësorit. (më tepër…)

Takim institucional me komisionarin e shërbimeve sociale të Shkodrës

Më 2 Tetor vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar në Bashkinë e Shkodrës, për një takim institucional me komisionerin e shërbimeve sociale zt. Filip Vida dhe bashkëpunojësen Rudina Kruja. Takimi është arritur pas kërkesava  të shumta të dërguara Kryetares të sapozgjedhur Voltana Ademi, me qëllim përgjigjen e pyetësorit në lidhje me fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. (më tepër…)