Tag Archive: Operazione Colomba

DEKLARATË PËR SHTYP: dënim fenomenit të gjakmarrjes dhe apel drejtësisë të shtetit

Apel drejtësisë të shtetit

Operazione Colomba, Korpusi jo i dhunshem i paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vë në dukje dënimin e Lazer Qukaj me 21 vjet burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Nik Prroj dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Kole dhe Marie Qukaj.

Operazione Colomba njeh përkushtimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi dhe kërkon që edhe ata që janë përgjegjës për vrasjen e Marie dhe Kolë Qukaj të sillen para drejtësisë.

Gjakmarrja është praktikuar shpesh si një formë e drejtësisë private në rastet kur drejtësia e shtetit nuk ka arritur qëllimin e saj. Për këtë arsye kërkon që drejtësia të vihet në vënd në mënyrë që të ndërprehen armiqësitë ndërmjet familjes Qukaj dhe familjes Prroj. (më tepër…)

Të lidhim besën për… pajtim!

Të lidhim besën për… pajtim!Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!

Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën). (më tepër…)

Falja më bën mirë mua!

Falja më bën mirë mua!

Me këto fjalë fillon teksti i shkurtër që Anduela ka shkruar pasi ka ndjekur një takim me Atin Gianfranco Testa në Komunitetin Katolik në Bardhaj. Faleminderit për fjalët e guximshëm dhe të thella që kanë një peshë të veçantë në një kontekst ku konfliktet ende ndikojnë jetën e disa familjeve. Faleminderit Anduela për dëshminë tënde plot me shpresë, ky është një urim paqeje për të gjithë! (më tepër…)

Nuk ka drejtësi pa falje – Takim me Atin G. Testa

“Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka drejtësi pa falje.” E enjte, 17 Mars 2016 u mbajt një takim ne universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës me Atin Gianfranco Testa, themelues i Universitetit të Faljes. Për një menaxhim të ri të konfliktit, nga ato ne familje deri tek  ata që janë në një shkallë globale, është thelbësore për të filluar duke folur për një pedagogjie të faljes qe përfshinë shkollat, universitetet, besimet fetare, institucionet dhe të gjithë shoqërinë civile.

INTERVISTA TE OPERAZIONE COLOMBA-S NE “TROKITJE”

Vullnetaret e Operazione Colomba-s, të intervistuar nga kanali televiziv në Shkodër TV1 Channel në programin “Trokitje”, kanë theksuar rendesinë e disa elementeve për eliminim e fenomenit te gjakmarrjes : bashkëndarja e dhimbjes e familjeve ne dy anët e konfliktit; sensibilizimi i rinise dhe i shoqerisë civile; bashkëpunimi me shoqatat dhe institucionet vendore, kombetare dhe nderkombetare.