Tag Archive: #Operazione Colomba

Nje ditë më shumë për të falur dhe të kërkuar falje! – Shkurt 2016

Si çdo datë 12 të çdo muaji, edhe në shkurt jemi në pedonalen e Shkodrës për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Jemi atje edhe të manifestojmë nevojën që të arrijmë së bashku Pajtimin Kombëtar.

Shkurti është muaji i dashurisë. Por këtë vit ka edhe një ditë më shumë. Një ditë që të shfrytëzohen për të bërë një vepër të mirë: si ta zësh kohën e një dite më shumë? Si të sigurohesh që mund të lësh shenjë në zemrën e dikujt? Ne kemi një ide:

Një ditë më shumë për të falur dhe për të kërkuar falje!

Eja në tryezën tonë të zgjedhësh një ditë në kalendar gjatë të cilit të bësh një vepër të mirë. Lër një sugjerim në faqen e ditës 29 shkurt dhe merr në këmbim suvenirin tonë të dashurisë. Mbajeni atë, në mënyrë që ai të mund t’ju kujtojë se çdo ditë është një ditë e mirë për të falur dhe për t’u afruar edhe njëherë me dikënd. Bëni që harmonia të zëvendësojë urrejtjen dhe pakënaqësinë me nje shok të vjetër, një të afërm, një fqinj apo një të njohur.

Më 12 shkurt 2016, ju presim në orën 17.00 përballë Hotel Colosseo për një gjest simbolik mbi paqen!

Sepse paqja fillon edhe nga ju!

Shprehni një dëshirë! Dhe ashtu do ju shkoj viti! – 12 Janar 2016

Më 12 janar 2016, si çdo muaj, vullnetarët e Operazione Colomba-s kujtojnë viktimat e fenomenit të gjakmarrjes dhe gjithashtu përsërisin së bashku që duhet të ndërtuar pajtimi kombëtar.

Sot duam të inaugurojmë 2016 duke kujtuar manifestimet e vitit të kaluar dhe duke shkëmbyer urimet tona më të mira për një vit në emër të paqes. (më tepër…)

Dërgimi i tretë i pyetësorit: Operazione Colomba nuk heq dorë

Dërgimi i tretë i pyetësorit

Operazione Colomba ka rinisur përpjekjet e saj kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke dërguar përsëri, kryetarve të komunave të cilët nuk janë përgjigjur ende, pyetësorin mbi këtë fenomen. Kjo është paraqitja e tretë e pyetësorit, kujtesa e tretë si dhe dorëzimi i tretë i tij. Në fakt, pas tre muajsh nga fillimi i fushatës ”Një popull kundër gjakmarrjes”, është koha tani për të mbledhur të dhënat mbi pjesëmarrjen si dhe mbi përgjigjet e kandidatëve dhe kryetarëve të komunave. Përgjigjet që kanë arritur kanë qenë shumë të pakta: vetëm shtatë kandidatët janë përgjigjur pyetjeve tona, edhe më pak kanë qenë pëergjigjet e kryetarëve të komunave. Vetëm katër prej këtyre të fundit, në fakt, kanë dërguar përgjigjet. (më tepër…)