Il giorno dei diritti dell'uomo

Albania

Noi, ONG presenti in Albania da alcuni anni e molto vicine alle persone, ai bisogni e ai problemi di questo popolo, vogliamo che la nostra voce si senta forte in questo giorno speciale per tutto il mondo. Noi vogliamo essere voce di chi non ha voce, in modo che ognuno possa vivere con dignità e possa godere dei diritti che gli appartengono. Questo costituisce il fondamento della libertà, della giustizia e della pace nel mondo.

Questa è l'essenza di una società sana, senza la quale non ci può essere sviluppo sociale in un paese democratico come l'Albania vuole essere. . Non possiamo essere realmente parte dell’Unione Europea, non possiamo avere il rispetto del mondo democratico e soprattutto non possiamo avere un futuro di speranza se questi diritti fondamentali sono negati. SI! Il popolo albanese deve godere dei diritti fondamentali come tutti gli altri popoli.
Sono le vendette di sangue un vero problema in Albania?
Noi, organizzazioni qui presenti, sulla base dei dati verificabili di cui disponiamo, consideriamo che le vendette di sangue siano un vero problema in Albania; perciò vogliamo che la nostra voce sia ascoltata al di là del basso livello di riconoscimento della problematica e del mancato impegno per risolverla.
Possiamo far finta di non sentire le urla di queste persone obbligate a vivere rinchiuse in casa dalla paura di essere uccise? Si può essere indifferenti alla necessità dei bambini di andare a scuola o alla loro voglia di giocare liberamente? Si possono negare le aspirazioni di quei giovani albanesi costretti a non fare parte della società e dunque impossibilitati ad usufruire di tutto quello che la società potrebbe offrire loro? Dove sono i diritti di queste persone? Queste urla ci devono assordare, non ci devono lasciar dormire la notte! Queste urla devono rompere l'indifferenza sociale, civica e istituzionale che circonda il problema
Oltretutto, c’è chi, attraverso lo strumento dell’asilo politico all’estero, lucra e abusa del problema delle faide di sangue. Noi prendiamo le distanze da chi commette questi abusi, siano essi cittadini, organizzazioni o istituzioni. Noi ci opponiamo all’utilizzo dell’asilo politico come soluzione al problema delle faide di sangue, perché crediamo fermamente che non sia la scelta migliore per questa nazione che desidera far godere ai propri cittadini dignità e diritti dentro e fuori i confini.

Oggi, noi albanesi, abbiamo bisogno di credere in noi stessi, nelle nostre possibilità umane e intellettuali per costruire una società basata sul valore della vita e non sulla morte o sulla legge alternativa delle faide.

Firmatari:
Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”
Centro  “Hapa të lehtë” (Passi leggeri)
Commissione  Giustizia e Pace
Fondazione Jo Gjakmarrjes, Po Jetës (No Gjakmarrja si alla vita)
Associazione Comunità Papa Giovannni XXIII - Operazione Colomba
Word Vision Albania
Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS) (Associazione Internazionale per la solidarietà)
Shoqata Ambasadorët e Paqes (Associazione Ambasciatori di Pace)

-----

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Ne, disa organizata joqeveritare, të pranishme prej vitesh në Shqipëri e në kontakt te ngushtë me njerëzit, nevojat dhe problemet e këtij populli, duam që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm në këtë ditë të posaçme për mbarë botën. Ne duam të jemi një zë për ata që nuk kanë zë, në mënyrë që secili të jetojë me dinjitet e të gëzojë të drejtat që i takojnë. Kjo përbën themelin e lirisë, drejtësisë e të paqes në botë. Ky është thelbi i një shoqërie të shëndoshë, pa të cilin nuk mund të ketë zhvillim shoqëror në një vend demokratik, sikurse Shqipëria dëshiron të jetë. Nuk mund te jemi realisht pjesë e Bashkimit Europian e nuk mund te gëzojmë as respektin e botës demokratike. Mbi të gjitha nuk do të kemi një të ardhme me shpresë. Po! Shqipëria ka të drejtën e vet si të gjithë popujt.
“Gjakmarrja nuk është një problem i vërtetë në Shqipëri?“
Ne, organizatat në fjalë, e konsiderojmë si të tillë mbi bazën e fakteve të vërtetueshme që disponojmë, prandaj duam që zëri ynë të dëgjohet përkundrejt nivelit të ulët të njohjes së problematikës si dhe mosangazhimit për zgjidhjen e saj.
A mund të bëjmë sikur nuk dëgjojmë britmat e personave të detyruar ta kalojnë jetën të ngujuar në shtëpi nga frika e vrasjes?! A mund të jemi moskokëçarës ndaj nevojës së fëmijëve për të shkuar në shkollë apo dëshirës së tyre për të luajtur lirshëm?! Po aspiratat e gjithë atyre të rinjve shqiptarë të shtrënguar të mos jenë pjesë e shoqërisë me gjithçka ajo ofron?! Ku janë të drejtat e këtyre personave? Këto britma duhet të na shurdhojnë sa të na e bëjnë të pamundur gjumin e natës, indiferencën shoqërore, qytetare dhe institucionale.
Nga ana tjetër, kundrejt abuzimit me gjakmarrjen me qëllim përfitim azili politik, po me një qëndrim të përbashkët, ne distancohemi nga abuzuesit, qofshin qytetarë, organizata apo institucione. Nuk bashkohemi me idenë e azilit politik, sepse besojmë në mënyrë të vendosur që nuk është zgjidhja më e mirë për këtë popull aq të dëshiruar për të gëzuar dinjitetin që i takon brenda e jashtë kufijve.
Sot ne shqiptarët kemi nevojë të besojmë në vetvete dhe në mundësitë tona njerëzore e intelektuale për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi vlerën e jetës e jo të vdekjes apo të një ligji alternativ.

Nënshkruesit:
Shoqata “Atdhetare – Dukagjini”
Qendra e gruas “Hapa të lehtë”
Komisioni Drejtësi dhe paqe
Fondacioni Jo Gjakmarrjes, Po Jetës
Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII - Operazione Colomba
Organizata Word Vision Albania
Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS)
Shoqata Ambasadorët e paqes